Mos u dorëzo! Duaje atë që e ke, sepse kurrë nuk do të kesh atë që dëshiron!
Jeta është plot me sfida, je i gëzuar, i qeshur e në kulmin e lumturisë, mund të ndodh e papritura. E në fakt është ajo herë kur vjen hidhërimi, mërzia apo zemërimi, që thuajse çdo herë peshon më shumë ndjenjat. Mendimet na përplasin nga njëri vend në vendin tjetër.
Çdonjërit i mungon diçka, dikush dikë ka humbur, dikë e mundon diçka, e rëndësishme është që çdo person duhet ta ketë qoftë i madh apo i vogël, rëndësi ka që ai duhet të buzëqeshë. Të ndihet i rëndësishëm në mesin e njerëzve, në rrethin ku jeton, të shprehë mendim lirshëm, të mos ndihet indiferent, madje asnjëherë mos t’ia lejojë vetes këtë.
Asnjëherë mos ia lejo vetes këtë. Gjithmonë është dikush që të do, ti vetëm duhesh t’i vlerësosh të gjithë në mënyrat më të mira të mundshme. Pa paragjykime, duke i matur fjalët që ne ia themi njëri-tjetrit. Sepse, shumë herë i themi fjalët e duhura në momente të gabuara.
Jepi rëndësi vetes, duaje atë! Askush nuk është më i mirë se sa ty, vlerësoje këtë, sepse askush nuk do ta bëjë këtë për ty!
Rrethoje veten me persona që ti i do dhe të duan, por asnjëherë mos harro që duhesh t’i ndihmosh të tjerët, më beso, do të ndihesh i qetë.
Jeta është e bukur, ajo është edhe shumë e shkurtër. Duhet të dimë se si ta jetojmë e të mos merremi me gjëra të kota, të kemi ambicie të larta, të zhvillojë një mendje dhe do të kemi një trup të shëndoshë.
Lufto gjithmonë me ato sfida, asnjëherë mos u dorëzo, mos u gjunjëzo para askujt, MOTIVOHU!!!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.