Marrëdhënie

April 23, 2018 | 10:13

Nga Mimoza Prengzaj / Tjetri

Nevoja për të qenë i dëshirueshëm dhe i pranueshëm nga të tjerët ka qenë dhe mbetet ndër nevojat më të rëndësishme të individit. Kjo nevojë shtyn dhe shtyp në çdo lloj mënyre nevojat e  tjera për të qenë vet në krye te nevojave socialo-psikologjike të individit. Rëndësia dhe roli që ne i japim “tjetrit” kastron dëshirat dhe nevojat tona.

Mimoza Prengzaj, MSc, Psikologe këshillimi

Mimoza Prengzaj, MSc, Psikologe këshillimi

Influenca emocionale pritet të shpërthej në bazë të manualit të ofruar nga “tjetri”. Nëse ndonjë shprehi emocionale nuk e zbaton manualin, ofezat dhe etiketimet priten nga tjetri, por edhe nga ne që veten e shohim me sytë e tjetrit. Sillemi ashtu si tjetri mendojmë se dëshiron që të sillemi. Gjuha është e banuar nga tjetri thotë Lacan. Sot tjetri ka depërtuar përtej gjuhës. Ka depërtuar në identitet duke e përthyer atë.  Përpjekja dhe ambicia për të qenë pjesë e turmës kanë humbur çiltërsinë dhe sinqeritetin.

Falsiteti dhe improvizimet kanë shkëputur kontaktin me veten. Duket sikur e kemi të pamundur që të pranojmë veten ashtu siç jemi, pa i shtuar nuancat e tjetrin. E kur nuk e pranojmë veten siç jemi si mundemi që të pranojmë tjetrin?! Mendojmë për tjetrin, flasim për tjetrin dhe veprojmë për tjetrin.

“Ai është”; “Ai bën”; “Që ti pëlqejë atij”, përbëjnë çështjen ekzistenciale të ditëve të sotme. E gjitha kjo ka bërë që të harrojmë veten. Aq sa kur e kemi të domosdoshme ti referohemi vetes përdorim emrin në vend të përemrit “unë”. E kemi më të letë ti bashkngjitemi stilit të turmës se sa të krijojmë stilin tonë. Kështu shmangim përgjegjësitë dhe ndërtojmë imazhin fals për veten.  Është tjetri që na lëndoi, tjetri na zhgënjeu, fal tjetrit jemi të lumtur.

Selman Aude thotë. “Askush nuk mund të të zemëroj apo mërzis pa lejen tënde”. Duke na kujtuar se marrëdhëniet njerëzore ngrihen mbi bazë të parimit të reciprocitetit.

Ne nuk bëjmë dot pa tjetrin por ne mund të ulim influencën e tjetrit mbi ne.  Për ti dhënë më shumë rol dhe hapësirë vetes tonë. 

Çdo individ ka potencial të mjaftueshëm brenda vetes për të qenë aktori protagonist i jetës së tij.  Duke mos qenë vetëm një shikues i thjesht i saj me sytë e tjetrit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top