Mirëqenie

April 20, 2019 | 8:10

Nga motivimi te zgjuarsia… Këto janë mënyrat se si veshja ndikon tek ne

Ju visheni sipas gjendjes suaj emocionale apo zgjidhni veshje për të ndryshuar humorin tuaj? Sipas studiuesve, veshja ndikon në gjendjen tonë në 10 mënyra të paparashikueshme. Veshja mund të na bëj më të zgjuar, më të motivuar apo edhe të na ndihmojë të përqendrohemi në punë. Po, është e vërtetë. Sipas psikologëve, këto janë 10 mënyrat se si veshja ndikon tek ne:

  1. Veshja juaj mund t’ju bëjë të ndiheni të fuqishëm

“Kravata e pushtetit” është një legjendë e vërtetë, sipas një studimi të botuar në “Social Psychological and Personality Science”. Studiuesit u kishin kërkuar pjesëmarrësve që të vishnin veshje formale për tu përfshirë në një seri eksperimentesh që sfidonin aftësitë e tyre të përpunimit kognitiv. Ata që u veshën formalisht u ndjenë dukshëm më të fuqishëm dhe kishin në kontroll situatës sesa pjesëmarrësit e tjerë që ishin veshur thjesht.

  1. Veshja mund t’ju bëjë të mendoni më mirë

Studimi gjithashtu zbuloi se veshja formale ndikon edhe në mënyrën e të menduarit si edhe në idetë më kreative. Sipas psikologëve, mënyra sesi ju visheni mund të ndryshojnë perceptimin tuaj rreth objekteve, njerëzve dhe ngjarjeve rreth jush, duke shkaktuar ide të reja dhe një pikëpamje të re.

  1. Veshja mund të ndikojë që ju të ushtroheni më shumë

Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Sport and Exercise Psychology”, zbuloi se personat që vishnin veshje me ngjyrë të kuqe teksa ushtroheshin mund të ngrinin më shumë pesha dhe të stërviteshin më shumë sesa norma mesatare.

  1. Veshja juaj mund t’ju bëjë më të mençur

Disa veshje që lidhen me inteligjencën si përparësja e mjekut apo uniforma e pilotit mund t’ju bëjnë më të zgjuar. Sipas një studimi, personat me uniformë bënin më pak gabime sesa ata rroba të thjeshta, në të njëjtat teste të zhvilluara.

  1. Veshja ndikon që ju të përqendroheni në punë

Të jesh në gjendje të përqendrohesh në një detyrë, veçanërisht kur është e mërzitshme, është gjysma e betejës kur bëhet fjalë për shumë punë. Po sipas të njëjtit studim, personat me një uniform përqendrohen më shumë tek puna, pasi kërkojnë që të jenë më të kujdesshëm, rigoroz dhe të përgjegjshëm sesa ata me një veshje të thjeshtë.

  1. Veshja ju ndihmon të fitoni “beteja”

Veshja ju ndihmon të fitoni argumente, të krijoni përshtypje pozitive si edhe të keni autoritet. Ajo lidhet ngushtësisht me mënyrën tuaj të të menduarit si edhe me impaktin që krijoni tek personat e tjerë.

  1. Veshja ju bën më të sinqertë

Studiuesit kanë zbuluar se edhe vlera e veshjeve ndikon në sinqeritetin tuaj. Sipas tyre, veshjet “false”, imitime të firmave të njohura, ju bëjnë ti shihni gjërat si jo të vërteta dhe të dyshoni edhe tek personaliteti i të tjerëve. Në ndryshim nga ata që zgjedhin veshje origjinale, kanë tendencën të jenë të sinqertë dhe të besojnë në vërtetësinë e çdo personi.

  1. Veshja ju motivon të kryeni aktivitete fizike

Dëshironi të ndiqni aktivitete fizike por nuk keni motivim? Përpiquni të zgjidhni veshjet e duhura, thonë studiuesit. Thjesht duke veshur atlete si edhe rroba sportive, ju do të jeni më aktiv dhe në humor për të shkuar në palestër, për të ecur apo për të ndjekur aktivitete të tjera.

  1. Veshja mund t’ju ndryshojë humorin

A zgjidhni veshje sipas gjendjes suaj emocionale apo visheni për të ndryshuar gjendjen tuaj? Studiuesit kanë arritur në përfundimin se shpesh ne vishemi sipas gjendjes sonë. kur jemi të lumtur zgjedhim veshje që na pëlqejnë dhe kur jemi të trishtuar nuk preferojmë t’i kushtojmë rëndësi veshjes. Por, në fakt duhet të jetë e kundërta. Sipas studiuesve, sidomos kur jeni të mërzitur, zgjidhni veshjet që keni marrë më shumë komplemente apo ju risjellin kujtime të bukura, dhe humori juaj do të ndryshojë.

  1. Veshjet mund t’ju nxisin të dobësoheni

Sipas studiuesve, pantallonat apo bluzat e ngushta i shtyjnë personat që të shohin peshën e shtuar dhe të motivohen për tu dobësuar. Madje, femrat franceze veshin një brez kur dalin për darkë, për  të qenë të vetëdijshme që mos ta teprojnë me ushqimin, pasi në të kundërt brezi do të fillojë të ngushtojë.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top