Ashtu si shumë shkaqe të traumës, katastrofat natyrore mund të jenë të papritura dhe mbizotëruese. Reagimi i menjëhershëm dhe tipik ndaj një fatkeqësie, është shoku, i cili në fillim manifestohet si mpirje ose mohim.
Trauma është përvoja e shqetësimit të rëndë psikologjik pas ndonjë ngjarjeje të tmerrshme ose kërcënuese për jetën. Vuajtjet mund të zhvillojnë shqetësime emocionale siç janë ankthi ekstrem dhe frika për të ardhmen, zemërimi dhe irritueshmëria, trishtimi dhe depresioni, ndjenja të pafuqisë dhe vështirësi në gjumë, për ata që preken direkt dhe indirekt. Megjithatë është normale të keni vështirësi në administrimin e ndjenjave tuaja pas ngjarjeve të mëdha traumatike, sidoqoftë nëse nuk merreni me stresin mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.
Disa këshilla për të përballuar këto periudha të vështira:
Flasim për të
Duke folur me të tjerët për ngjarjen, ju mund të lehtësoni stresin dhe të kuptoni se të tjerët ndajnë ndjenjat tuaja.
Kaloni kohë me miqtë dhe familjen
Ata mund t’ju ndihmojnë gjatë kësaj kohe të vështirë.
Kujdesuni për veten
Bëni pushim dhe aktivitet fizik, ushqehuni siç duhet. Nëse pini duhan ose kafe, përpiquni të kufizoni marrjen e tyre, pasi nikotina dhe kafeina gjithashtu mund të shtojnë stresin tuaj.
Kufizoni ekspozimin ndaj imazheve të katastrofës
Shikimi ose leximi i lajmeve mbi ngjarjen pa pushim do të rrisë stresin tuaj, kështu më mirë do të ishte që të lexoni një libër, të dilni për një shëtitje, të shikoni një film ose të bëni diçka tjetër që ju duket e këndshme. Këto aktivitete të shëndetshme mund t’ju ndihmojnë të largoheni nga fatkeqësitë dhe të mbani nën kontroll stresin.
Bëni diçka pozitive
Jepni gjak, përgatitni “pako kujdesi” për njerëzit që kanë humbur të afërmit, shtëpitë ose punët e tyre. Ndihma ndaj njerëzve të tjerë mund t’i japë një qëllim situatës që ndihet “jashtë kontrollit tuaj”.
Shmangni ilaçet
Ilaçet mund të duken se përkohësisht largojnë stresin, por në planin afatgjatë ato krijojnë problem shtesë përveç stresit që tashmë ndjeni.
Kërkoni ndihmë kur të keni nevojë
Nëse keni ndjenja të forta që nuk do ju largohen ose shqetësoheni më gjatë se 4-6 javë pas ngjarjes traumatike, kërkoni ndihmë profesionale. Bëni një takim me një profesionist të shëndetit mendor për të diskutuar se si po përballeni me ngjarjet e fundit. Ju gjithashtu mund t’i bashkoheni një grupi mbështetës.
Mos u mundoni ta përballoni vetëm, kërkimi i ndihmës nuk është shenjë dobësie!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.