Këshilla & Arsye

September 18, 2018 | 8:15

Nga Nardjana Dajlanaj: Harresa, humbje e dukshme e kujtesës, kur informacioni zhduket për 30 sekonda

 

Do të ishte jo vetëm e mërzitshme, por edhe e pamundur të mendosh në mënyrë abstrakte, të arsyetosh, të organizosh materialin që të funksionojë siç duhet, në qoftë se nuk do të ishim në gjendje të harronim disa nga materialet pa rëndësi që hyjnë në kujtesën tonë çdo ditë.

Nardjana Dalanaj, psikologe klinike

Nardjana Dalanaj, psikologe klinike

Ndonjëherë ne kujtojmë gjërat që kanë ndodhur në fëmijëri, ndërsa herë të tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur veçse dje.

A janë kujtimet të përhershme, pse nuk mundemi të përdorim informacionin që na nevojitet atëherë kur e duam?

Harresa ka të bëjë me humbjen e dukshme të kujtesës. Ka disa teori kryesore për harresën këtu, përfshirë atë të dekompozimit, interferencës (ndërhyrjes) dhe harresës së motivuar (represioni). Dekomopozimi, sipas teorisë tradicionale, përshtypjet shqisore, njohuritë e fituara lënë gjurmë në kujtesë, të cilat me kalimin e kohës zbehen ose prishen për shkak të mos përdorimit. Kjo është një teori praktike dhe besohet nga shumë njerëz, por ka shumë pak dëshmi eksperimentale se ky dekompozim ndodh me kujtimet tona në kujtesën afatgjatë.

1

Ndonjëherë ne mund të kujtojmë sot ndonjë fakt që nuk mund ta kujtonim dje, dhe me anë të hipnozës ose stimulimit elektrik të trurit, mund të kujtojmë ngjarje nga e kaluara që nuk jemi në gjendje t’i kujtojmë kur jemi plotësisht të ndërgjegjshëm. Dekompozimi (prishja) mund të ndodhë në kujtesën afatshkurtër, kur informacioni zhduket për 30 sekonda në qoftë se nuk përsëritet, por gjërat nuk ndodhin kështu me kujtesën afatgjatë. Këtu ndodh një teori tjetër për të shpjeguar pse materiali nuk riprodhohet nga kujtesa afatgjatë.

Interferenca (ndërhyrja) shumica e psikologëve sot besojnë se kur informacioni kodohet ashtu siç duhet edhe kur depozitohet në kujtesën afatgjatë, atëherë ai bëhet pak a shumë i përhershëm. Ndërhyrjet mund të shkaktohet nga informacione të përvetësuara më parë, (ndërhyrje pro aktive) ose më pas (ndërhyrje retro aktive) informacionit për të cilin bëhet fjalë. Në ndërhyrjen pro aktive, informacioni i mësuar më përpara ndërhyn në riprodhimin e informacionit që është mësuar më vonë, në ndërhyrjen retro aktive,  informacioni i sapo mësuar ndërhyn në të kujtuarit materialeve të mësuara më parë.

Harresa e motivuar

Kjo teori thotë se ndonjëherë harresa e vonuar (represoni) është një term i përdorur nga psikologët frojdian, për procesin e të harruarit të diçkaje që na sjell ankth, megjithatë represori është problem personaliteti që mund të çojë edhe në humbje të kujtesës. Metoda më efektive për të përmirësuar kujtesën do ishte aktiviteti praktik i shpërndarë, në të cilin procesi i të kujtuarit shtrihet në një kohë të gjatë, gjithashtu ka më pak mundësi të ndodhë ndërhyrja kur koha e të mësuarit shpërndahet se sa kur të mësuarit bëhet i gjithi përnjëherë.

Sugjerime

Rritja e vëmendjes me qëllim që të përqendrohemi në informacionin që duam mbajmë mend më mirë. Organizimi është i rëndësishëm në përmirësimin e kujtesës dhe zakonisht konsiderohet si thelbësor në riprodhimin e informacionit.

Ndërmjetësimi të ndihmon të organizosh dhe kujtosh materialin, duke krijuar një fjalë, fjali apo lidhje të tjera me informacionin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top