Mirëqenie

August 23, 2017 | 12:03

Nga nutricioniste Cassandra Barns: Çdo moshe ushqimin që i takon, ja ushqimet që zgjasin jetën!

Vezët dhe specat e verdhë janë për të përmirësuar shikimin, mishi i kuq vetëm pas të 60-ve, farat e susamit kundër shqetësimeve në lëkurë në periudhën pas adoleshencës: këto janë vetëm disa nga rekomandimet e nutricionistes Cassandra Barns, e cila ka përzgjedhur ushqimet që duhen përftuar, dhe ato që duhen shmangur në faza të ndryshme të jetës, duke filluar nga mosha 20 deri në 70-vjeçare.

cassandra-barns

Cassandra Barns, nutricioniste

Studimet e saj, publikuar në revistën online “Daily Mail”, janë rekomandime të thjeshta, që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës, sepse ato bazohen në nevojat aktuale të trupit, të cilat transformohen vit pas viti.

NË TË 20-AT  |  Kufizoni kaloritë

Mosha në të 20-at është periudha kur jemi shumë aktivë dhe metabolizmi është i lartë. Pra, mund të konsumojmë më shumë dhe pa frikën për t’u shëndoshur! Megjithatë, sigurohuni që shumica e kalorive tuaja të vijnë nga ushqime të pasura me lëndë ushqyese si grurë, perime, fruta, peshk, vezë dhe bishtajore.

Mos u mbështetni tek ushqimet e përpunuara: do të humbni më shumë energji dhe mund ta paguani më vonë atë me probleme shëndetësore.

ushqim

Ekstra energji me Vitaminën B

Kur jeni shumë aktiv, ju nuk keni nevojë vetëm për më shumë kalori, por ju duhen më shumë ushqyes jetësorë kalorikë, të cilët konvertohen gjithashtu në energji. Kjo përfshin Vitaminën B, e cila gjendet në shumë ushqime, ose përmes suplementëve shtesë ditorë siç është Mega B Complex.

Largoni njollat e lëkurës me zink

Nëse vuani nga lëkurë me njolla në moshën 20-vjeçare, mund të ndodhë për shkak të mangësisë në dietën tuaj ushqimore. Hani ushqime të pasura me zink siç janë: kungulli, farat e susamit, gocë deti, dhe mish të kuq, të një cilësie të mirë çdo javë.

 

ushqim1

NË TË 30-AT  |  Kujdesuni për fertilitetin

Nëse ende nuk keni fëmijë, (por e dëshironi atë), nëse jeni tek të 30-at duhet të mendoni seriozisht për t’u mbrojtur nga fertiliteti. Është koha të hiqni dorë nga zakonet e këqija, të tilla si pirja e duhanit dhe e alkoolit, të cilat mund të kenë efekte drastike në fertilitet dhe shanset për një shtatzëni të suksesshme.

Kjo këshillë nuk është vetëm për femrat: shëndeti i spermës mund të ketë një ndikim të madh, ndaj meshkujt duhet të shohin veset e tyre dhe mënyrën e të ushqyerit gjithashtu.

Mbroni veten nga stresi

Jeta mund të fillojë të bëhet më e vështirë në të 30-at. Mund të kemi fëmijë ose bashkëshortë për t’u marrë parasysh, dhe një peng për të menduar. Për të ndihmuar veten, menaxhoni stresin, balanconi sheqerin në gjak duke ngrënë ushqime të pasura me proteina në çdo vakt. Vazhdoni të merrni Vitaminën B. Dhe, nëse jeni duke kaluar një çast të vështirë, shtojini vakteve tuaja një xhinseng siberian apo suplement bimor Rhodiola.

Hani ushqime të shëndetshme për lëkurën

Kjo është shpesh koha kur fillojnë të shfaqen rrudhat e para. Përqendrohuni në rritjen e konsumimit të perimeve dhe frutave si antioksidantët kundër plakjes. Sigurohuni që të përfshini perime në ngjyrë portokalli si patate të ëmbla, karota, dhe ato në ngjyrë të kuqe në vjollcë, të tilla si manaferrat dhe lakër të kuqe.

ushqim2

NË TË 40-AT  |  Qetësohuni në maksimum me magnez

Kjo moshë mund të jetë një dekadë me stres, pasi shumë prej nesh përballen me kërkesat e një familjeje në rritje, me pengje dhe një karrierë. Në fillim të kësaj periudhe është koha kur nivelet e hormoneve fillojnë të ndryshojnë, dhe për gratë që shkojnë drejt menopauzës dhe burrave, në andropauzë (menopauzën mashkullore). Nivelet e magnezit  Nivelet e magnezit luhaten shumë kur jemi të stresuar, kështu që hani shumë perime me gjethe jeshile për të marrë më shumë magnez, ose merrni në konsideratë marrjen e një suplementi të përditshëm. Magnezi është jetik dhe mund të ndihmojë në qetësimin e muskujve, rregullimin e gjumit dhe hormoneve.

Ushqyes antioksidantë dhe antiinflamatorë

Ndodh shpesh që në të 40-at, fillojmë të kuptojmë shenjat e para të plakjes. Na dhembin kyçet, na shfaqen më shumë rrudha. Konsumi i ushqyesve me përmbajtje antioksidantë dhe antiinflamatorë siç janë perimet shumëngjyrëshe ose kurkumin nga shafran i Indisë, mund të na ndihmojnë në plakjen e mëvonshme. Përpiquni ta merrni në dozë të përqendruar përmes suplementeve shtesë, i cili përmban piper të zi për të ndihmuar përthithjen.

Mbroni mëlçinë

I keni vënë re efektet e alkoolit zgjasin më shumë në moshën 40 sesa 20? Kjo mund të tregojë se mëlçia juaj ka nevojë për më shumë mbështetje. Konsumi i perimeve të gjelbra, të errëta, qepë dhe hudhra, dhe perimet që i përkasin familjes së lakrave si brokoli dhe lakër jeshile, mund të ndihmojnë në mbrojtjen e mëlçisë.

ushqim3 

NË TË 50-AT  |  Zemër e shëndetshme

Duhet të jemi veçanërisht të vetëdijshëm për ta mbajtur zemrën tonë të shëndetshme nga vitet 50-të që mbajmë mbi supe. Kjo është koha kur shfaqen shpesh probleme si te burrat edhe gratë.

Aktiviteti i rregullt fizik, kontrolli i kripës në dietën tonë, dhe konsumimi me shumicë i frutave dhe perimeve, na bëjnë mirë pasi përmbajnë fibra dhe antioksidantë.

Gjithçka shihet te sytë

Kjo moshë i ka në lëkurë pengesat edhe kundrejt të parit. Për ta parandaluar, konsumoni shumë ushqime të pasura me lutein, një pigment i verdhë, i cili përqendrohet në maculën (pjesën e bardhë të syrit) e syve tanë dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen e shikimit.

Shembuj të mirë janë spinaqi, lakra jeshile dhe brokoli, perimet e verdha si specat dhe kungulli si dhe vezët e cilësisë së parë, të cilat përmbajnë luteinë në të bardhën e tyre. Luteina mund të përftohet edhe si suplement shtesë për të ndihmuar në ndërveprimin e menjëhershëm për mbrojtjen e syve.

Përforconi mbrojtjen ndaj lëkurës

Në moshën 50-vjeçare, efektet e plakjes fillojnë e shfaqen në lëkurën tonë. Kjo është një arsye tjetër pse duhen konsumuar frutat ngjyrë portokalli në të verdhë dhe të gjelbër, pasi janë ato që i sigurojnë organizmit karotenoide, mbrojtëse kundër efekteve të plakjes dhe dëmtimit të lëkurës. Marrja e një suplementi me kolagjen është një ndihmesë e shpejtë kundër plakjes së lëkurës.

ushqim4

NË TË 60-AT  |  Kujdesuni për shëndetin e kockave

Fuqia kockore si te burrat edhe te gratë mund të bjerë në moshën 60-vjeçare. Kalciumi dhe Vitamina D janë elementët bazikë që ndihmojnë në forcimin e tyre. Gjithaq edhe marrja e kalciumit nga ushqimet si: qumështi, perimet e gjelbra, arrat dhe farat, janë ushqyes të rëndësishëm për kockat, të cilat kombinohen duke u konsumuar bashkërish me kalcium dhe Vitaminë D.

Largoni plakjen me peshk

Omega-3 dhe Omega-6, të pasura me acide yndyrore, gjenden te prodhimet e detit. Ato kanë një shumëllojshmëri rolesh të rëndësishme në trup, të tilla si forcimi i shikimit, trurit dhe zemrës.

Ato kanë gjithashtu një rol esencial në strukturën dhe sipërfaqen e lëkurës, pasi formojnë membrana qelizore në epidermë (shtresa e parë e lëkurës) dhe krijojnë një matricë rreth qelizave. Kjo ndihmon në ruajtjen e funksionit pengues të lëkurës dhe parandalimin e hidratimit, duke ndihmuar në ruajtjen e një ngjyre të re.

Ruajini nervat me Vitaminë B12

Njerëzit e moshuar kanë shumë mungesë të Vitaminës B12, e cila është e nevojshme për të mbrojtur nervat, funksionimin e trurit dhe ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjenin në trupin tonë. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë gjithashtu rritjen e nivelit të homocisteinës, një substancë që shoqërohet me efekte të dëmshme në zemër, tru dhe kocka. Vaji i peshkut dhe mishi i kuq janë burimet më natyrore të Vitaminës B12.

ushqim5

NË TË 70-AT  |  Lëviz

Ndërsa plakemi, humbasim fuqinë e muskujve. Kjo mund të sjellë probleme me lëvizshmëri, e për pasojë të shkaktojë rënien dhe krijimin e shumë dëmeve.

Të qenit aktiv: të ecësh, të kërvcesh, të luash tenis apo të merresh me ndonjë aktivitet tjetër fizik që ju pëlqen, mund të ndihmojnë në ruajtjen e forcës së muskujve si dhe lëvizjen e përbashkët. Shoqëroheni këtë regjim me dietën e ushqyerjes me peshq të yndyrshëm dhe shafran, pasi ato mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe mbajtjen fleksibël të nyjeve tuaja.

Mbështetni kujtesën

Është koha që duhet të mendoni me të vërtetë për mbrojtjen e trurit dhe kujtesës. Konsumi i tepërt i prodhimeve të detit, është një fillim i mbarë, pasi DHA (një prej Omega-3 te peshqit) është super i rëndësishëm për trurin tonë.

Vezët janë një tjetër ushqyes i madh i trurit, pasi ato përmbajnë kolinë, një substancë e nevojshme për mbështjelljen e mielenit, e cila rrethon fibrat tona nervore dhe mundëson që truri ynë të transmetojë me efikasitet impulset nervore.

Ginkgo Biloba mund të jetë një suplement bimor i mirë për ta nisur në kohë, pasi mund të ndihmojë në ruajtjen e qarkullimit të trurit dhe të mbështesë kujtesën. Ginkgo Biloba 150mg tableta, një herë në ditë.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top