Mirëqenie

August 17, 2019 | 8:04

Nga Olta Muça: Larg njerëzve xhelozë e egoistë, kanë zgjidhje për çdo lloj problemi

Normalisht, në pamje të parë duken njerëz të mirë, të respektuar, e paqësorë. Por diçka tjetër fshin pas buzëqeshjes shtirëse. Në një ambient pune gjithmonë ka edhe debate sa i takon zyrës ose hapësirave të përbashkëta, që do të thotë: narcizmi ose egoizmi ndodh në momentin që fillojnë të privatizohen gjërat e përbashkëta.

Olta Muça, psikologe

Olta Muça, psikologe

Tipa të tilla, nga mungesa e dëshirës për të qenë në krye të gjithçkaje, mundohen të të prishin punë tek eprori. Për shembull, nëse zgjedh kompjuterin si mjet pune, xhelozia e vë në lëvizje egoistin si e si të të gjejë një kleçkë që të të pengojë. Kështu ai, i kërcënuar nga prania jote, apo të tjerëve në rast kompanie të madhe, bën hile të natyrës, duke i vëne fjalëkalim komjuterave ose laptopëve. Paaftësia apo mungesa e inteligjencës për të arritur suksesin e kolegut, i bën tipat egoistë të përdorin mjete nga më të ndryshmet për të dalë mbi sipërfaqe e për të marrë pa meritë atë që nuk i takon.

Por, ndryshimi është se këtyre personave kështu u shkon jeta, duke e përdorur veten dhe pa e kapur asnjëherë lumturinë. Kjo është një ndjesi që nisur nga egoizmi i keq, mohon mirësinë për veten.

I ligu, i ligë mbetet, një perceptim popullor që në fakt vjen si pasojë e nivele psikologjike në shoqëri, përcaktuar në adn-në e tyre. Jo vetëm në punë, por edhe në familje, rrugë apo kudo hasemi me disnivele shoqërore psikologjike. Dhe duam apo nuk duam asnjë nuk mund të jetë i përkryer.

E mira është të bëhemi dallues të shoqërive që nuk shkojnë për shtat me natyrën tonë, dhe atyre që janë narcistë apo egoistë të shëmtuar, t’u tregojmë udhën e mospërshtatshmërinë me karakterin tonë.

Të duash veten, të jesh fleksibël, të ndihmon të gjesh rrugën e duhur, të ruash qetësinë dhe të zbulosh lumturinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top