Lumturia është një koncept i cili buron nga shpirti. Por kush nuk dëshiron të jetë i lumtur? Kush nuk dëshiron të ndjeke pasionet, ëndrrat dhe e ambiciet? Pra, lumturia buron e shprehet në mënyra të ndryshme nga persona të ndryshëm.
Në fakt, për të qenë i lumtur duhet fare pak. Janë nga ato gjëra që nuk kushtojnë, ato të cilat burojnë nga shpirti e transmetojmë një energji pozitive në univers. E pra, të qenit i lumtur ti e mbështet kur:
1. Ndjehesh më mirë në familje, je i lumtur normalisht. Aty ku ka më pak debate, e kumunikojmë më lirshëm.
2. Ndjehesh më mirë në punë nga energjia që ti merr.
3. Ne dashuri duket sikur fluturon e je berë me krahë. Çka është mëse e vërtetë, sepse ajo ndjehet.
Lumturia dhe vibrimi ndjehet kur marrim të njëjtën energji nga universi. Kjo duket në hapat e përditshmërisë dhe veprimet të cilat sado të vogla, tregojnë dukshëm ndjesitë tona.
Për shembull: Kur jemi të lumtur, priremi të zbulojmë emocionet siç mund të jenë postimet në rrjete sociale, ose tek të afërmit, apo miqtë tanë. Të qenit i lumtur në perceptin tonë është diplomimi, familja, lindja e një fëmije, rritja në karrierë, realizimi i pasioneve. Të ndjehesh i dashuruar dhe të duash…, pra ka shumë mënyra se si ne e japim dhe e marim lumturinë. E mbi të gjitha të jemi mirënjohës karshi jetës!
Lumturia jonë është relative. Nëse dimë ta transmetojmë tek të tjerët, padyshim që do e marrim. Sidomos nëse lumturia buron nga shpirti, ne ndjehemi dyfish të bekuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.