Marrëdhënie

August 6, 2019 | 8:18

Nga Olta Muça: Në dashuri më mirë të të duan për atë që je apo atë çfarë mund t’i ofrosh?

 

Kur flasim për dashurinë, perceptimi ynë në fillim, është ndjesia e fluturave në stomak. Mendon gjatë gjithë kohës për një individ tjetër e nuk është se je vetvetja, të duket sikur je mbi re. Realisht, dashuria është një fenomen që ka ekzistuar për shekuj me radhë, e si e tillë njihet edhe si ligj i natyrës.

Olta Muça, psikologe

Olta Muça, psikologe

Për shkak të peripecive, gjërave apo çështjeve të cilat janë pjesë e jetës, shumica e njerëzve që e kanë provuar, ndjehen të lumtur. Por jo të gjithë mund ta provojnë këtë gjë. Me pak fjalë, jo të gjithë janë të lumtur. Sot kjo gjë është kthyer si gjendje perspektive. Për shembull:

1. Në dashuri luftohet me të gjitha mjetet

Realisht betejat në jetë asnjëherë nuk janë të barabarta në marrëdhëniet në çift. Që do të thotë: nëse nuk e marrim dikë që na plotëson, ose atë që ndjehemi të sigurt e të lumtur, ndjehemi si të humbur. Por nëse tjetri s’na plotëson si fizikisht e po ashtu psikologjikisht, ajo marrëdhënie quhet e mbaruar.

12. Në dashuri nuk pranohet humbja

Do të thotë që, nëse e keni gjetur një njeri të mirë, të qetë, që çdo gjë mundohet ta zgjidhë me komunikim, mos e humbni! Dashuria në kohërat e sotme, përbëhet nga interesi ose nga dashuri të përjetshme, që i rezistojnë të gjitha kohërave, kjo është sfida.

3. Familja është gjëja kryesore që ekziston…

Por realisht, është gjëja që krijohet me vështirësi ose është më e lehta për ne. Por edhe kjo është po ashtu një marrëdhënie me interes e si e tillë, nga të gjitha gjërat kjo është më e rëndësishmja, pasi bëhet fjalë për jetën tonë. Një familje e lumtur ka kënaqësinë e të ndjerit mirë, i plotësuar si fizikisht, psikologjikisht e shpirtërisht, sidomos kur bëhet nga të dyja palët .

4. Nuk pranohet tradhtia

Sidomos në luftën për dashuri ose një marrëdhënie ndërmjet dy individëve, pasi humbet besimin e respektin, diçka që thyhet është vështirë të ngjitet.

5. Më mirë të duan për atë çka je apo atë çka mund t’i ofrosh.

Në fakt, më mirë të të duan për atë që je, ose ashtu siç je, me të metat e tua ose pa të meta, se sa të të duan për interes, pra atë çka mund t’i ofrosh, që mund të jetë luks, para ose pushtet. Jeta në vetvete është interes, por njeriu ndonjëherë kënaqet edhe me gjërat e vogla. Janë ato që e bëjnë diferencën, aq sa ne ndjehemi të lumtur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top