Mirëqenie

August 14, 2019 | 8:30

Nga Olta Muça: Njeriu si qenie e lirë, perceptimi për realitetin dhe botën

 

Ne jemi qenie super relative, dhe si e tillë kemi nevojë për shumë gjëra njëkohësisht si: dashuri, mbështetje, atashim… ose kemi nevojë për aprovim nga të tjerët ose ndryshe uni, etja e kush jam unë. Kjo është deri diku më e rëndësishme, pasi na vë përpara fakteve të cilat na bëjnë të reflektojmë, e për t’u bërë sa më të përgjegjshëm ose jo, varet nga mënyra se ne e perceptojmë botën në një element shumë të gjerë, ose në një këndvështrim shumë të vogël për veten. Me pak fjalë, jemi ne që i prishim ose i hapim punë vetes tonë, ose i rregullojmë gjërat.

Olta Muça, psikologe

Olta Muça, psikologe

Për shembull: Çdo qenie njerëzore lind princ ose princeshë, por përvojat e hershme gjatë fëmijërisë e bindin se disa njerëz janë zhaba. Gjë që bën që zhvillimi patologjik psikologjik të eci në këtë rrugë. Brenda vetes çdo njeri ka një aparat neurologjik për t’u bërë një i rritur me orientim realist, përjashtim bëjnë vetëm ata që kanë probleme me dëmtime organike të trurit.

1. Njeriu njihet si qenie e fuqishme fizikisht. Duke qenë se ne njihemi si të tillë, kemi nevojë për dashuri, afeksion, dhe kemi nevojë të ushqehemi. Domethënë që, ne nuk bëjmë dot pa ndërveprimin zinxhir. Dikush që nuk e ka provuar, është shumë agresiv.

1

2. Lind nevoja për vlerësim nga të tjerët. Ne kemi nevojë të vlerësohemi nga të tjerët si dukemi në paraqitje. Me pak fjalë, kemi nevojë të shprehemi.

3. Lind nevoja për strukturimin e kohës . Sa më shumë ta programojmë kohën me aktivitete të cilat bëjnë mirë për ne, për shëndetin tonë aq më të lumtur do ndjehemi. Një ndër këto mënyra është strukturimi i kohës, që do të thotë: duke u tërhequr nga komunikimi dhe duke u mbyllur në botën e mendimeve në mënyrë që të reflektojmë.

4. Duke zhvilluar lidhje intime të lira, kështu njerëzit lejojnë t’i njohë dikush tjetër, dhe lejojnë të hyjnë në marrëdhënie të lira e të sinqerta dhe pa shfrytëzim.

Njeriu njihet si qenie e lirë, dhe si e tillë ai do vazhdojë të jetë. Ndërveprimi me natyrën do e bëjë më të lumtur atë. Njerëzit përreth, familjarët, shoqëria janë gjithashtu nevoja sociale që e bëjnë pjesë të pandarë të ndërveprimit për të gjetur lirinë e tij.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top