Këshilla & Arsye

July 29, 2019 | 8:25

Nga Olta Muça: Operacionet plastike dhe ndikimi i tyre në jetën tonë

 

Të flasësh për operacionet plastike është një temë e gjerë, pasi në kohërat që flasim, është shndërruar në një fenomen që po evoluon nga dita në ditë. Që do të thotë që, ti të mos e pranosh veten tënde siç është, pa ndihmën e bisturisë. Kjo ka aspektet si pozitive, po ashtu edhe negative, të ecësh pa ndihmën e bisturisë.

Olta Muça, psikologe

Olta Muça, psikologe

Normalisht njeriu nuk është krijuar në perfeksion e si i tillë, ai s’është perfekt si fizikisht e po ashtu psikologjikisht. Për shembull, vitet e fundit operacionet plastike sa vijnë e shtohen, madje këto reklamohen ose bëhen nga Vip-at jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën.  Shkaqet që i shtyjnë njerëzit drejt një veprimi të tillë janë të ndryshme.

Vetëvlerësimi, ndikon prekshëm drejt një vendimi të tillë në aspektin social, “kush jam unë”, “çfarë dua realisht”, “pse s’jam perfekt në shumë gjëra” ose “pse s’kam shumë shokë ose shoqe”. Pra çdo gjë varet si ndjehemi ne nga brenda.

Ta pranosh veten siç je, pa komplekse, pasi asnjë s’është perfekt. Ne të gjithë realisht jemi unikë në llojin tonë, po aq sa të gjithë kemi nevojë për një fjalë të mirë, qoftë edhe mbështetje morale, siç është të dalësh me njerëzit e tu ose familjarë për dreka apo darka.

Mosha që kalon duke ndikuar në kthimin e bisturisë, sepse dihet që njeriu sa vjen e ndryshon si psikologjikisht, fizikisht, edhe në konceptin e plakjes, gjë që bën që ne të mundohemi të paktën të fitojmë freskinë e moshës për të arritur vetëbesimin ose për t’u ndjerë mirë.

plastic-surgery-gift-767x640

Problemet e ndryshme fizike shfaqen te: veshët, hunda ose pjesë të tjerat që humbasin freskinë e moshës. Duke bërë që të ndërmarrim kështu lloj rreziqesh, sipas studimeve të ndryshme në fushën e psikologjisë, shumica e bëjnë nga mungesa e vetëvlerësimit për veten ose janë njerëz me trauma të ndryshme, familjare ose jo.

Traumat e ndryshme gjatë jetës ose ndryshe bullizmi, efekti pasqyrë, perceptohet në mënyra të ndryshme. Kjo është mëse e vërtetë. Bullizmi ose shtypja e një njeriu ose individi, ndikon negativisht në perceptimin e tij/saj. Ç’ka bën që ne të marrim një vendim të tillë e të rëndësishëm,  duke ndikuar pozitivisht në jetën tonë, pa marrë parasysh pasojat ose shkaqet e ndryshme që na shtyjnë ose jo.

Liria është një fenomen sa i bukur, po aq pa komplekse. Të qenit i lirë ekziston kudo qoftë në gjithë botën, ashtu edhe në vendin tonë. Mbi të gjitha është respekti për veten, vlerësimi i fizikut tonë, qoftë i bukur ose i shëmtuar.

Jemi ne që e drejtojmë ose e menaxhojmë një dhuratë të tillë, megjithëse ndonjëherë mund të bëjmë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, qoftë nga operacionet plastike ose ndërhyrjet e ndryshme operacionale për të mirën tonë, qoftë për mirë ose për keq. Ne duhet t’i vlerësojmë gjërat dhe jetën, përpos njerëzit, nëse mundohen të na ulin vetëvlerësimin ose për shkak të një individi të vetëm. Pra jemi ne që duhet t’i vlerësojmë gjërat e njerëzit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top