Mirëqenie

May 6, 2019 | 8:45

Nga Olta Muça: Të jesh mirënjohës për ato që ke, të bën mirë për shëndetin psikofizik

 

Të jesh mirënjohës e të thuash faleminderit është një virtyt hyjnor. Kjo për faktin që të bën mirë për shëndetin psikologjikisht e mendërisht. Ke më pak prirje për të rënë në  depresion, ndihmon sistemin kardiovaskular, ndihmon sistemin imunitar. Bën që ne të jemi më të lumtur karshi njerëzve, të  vlerësojmë gjërat që kemi e të jemi me këmbë në tokë.

Olta Muça, psikologe

Olta Muça, psikologe

Ndonjëherë mirënjohja njihet ose flitet si virtyt i të marrit, në  formë shakaje, pasi turma ose shumica i marrin për dobësi në  mënyrë informale.

Të përdorësh fjalët magjike kur ti e ndjen, të bën ty të ndjehesh më i lumtur e të  ndërveprosh mirë në rrethin social. Që do të thotë, të thuash faleminderit, ose e vlerësoj shumë, të bën ty një njeri më të mirë e të lumtur si fizikisht po ashtu edhe në rritjen e vetëbesimit.

Lumturia për ne është  diçka e papërshkrueshme e unike, që  do të thotë, lufton sëmundjet e ndryshme, duke i shmangur ato. Lumturia është pasqyrimi i shpirtit. Ajo mbështetet nga ne, por kalohet edhe nga individë të tjerë.

Shumica e njerëzve sot janë në depresion të madh, kjo për faktin që ka probleme të ndryshme social-ekonomike si rritja e taksave ose problem të ndryshme si pune apo familja.

Sipas studimeve të ndryshme që bëhen nga psikologë ose sociologë të ndryshëm, madje zgjat me vite të tëra. Njeriu i sotëm njihet si qenie që përshtatet e mbijeton pothuaj me shekuj të tërë. Njerëzit arrijnë të mbijetojnë e të jenë sa më të  lumtur në momentin që ato kanë fituar njëfarë maturie ose njëfarë niveli psikologjik që është arritja e vetëbesimit.

gratitudeisg

Si mund të jemi më të lumtur? Vallë kjo është një pyetje që domosdo bëhet nga pothuaj të gjithë. Si mund të arrij unë të bëhem një njeri më i mirë e i lumtur? Lumturia është diçka që merret së pari nga ndërveprimi familjar. Familja është ajo që është  bërthama e çdo gjëje që ne prekim. Aty ne marrim bazën e parë. Pastaj, duke kaluar tek të afërmit e shoqëria që prapë pa to s’mund të mbijetojmë dot. Perceptimi i lumturisë  është diçka që ne e shijojmë e prekim pothuaj çdo ditë të jetës sonë.

Lumturia është një gjë e cila ne e shijojmë në forma e trajta të  ndryshme. Si për shembull, është martesa, lindja e një fëmije, diplomimi ose blerja e një shtëpie, po ashtu arritjet e ndryshme gjatë jetës. Për këtë  arsye ne duhet të bëjmë një  jetë aktive e sa më sociale, të ndërveprojmë me mjedisin e jashtëm.

Të merremi me aktivitete të ndryshme sociale si sporti ose dreka e darka të ndryshme me njerëzit tanë të afërt. Kjo është mirënjohja ose vlerësimi për jetën, të vlerësojmë njerëzit që na kanë ndihmuar kur ne kemi pasur rënie të humorit ose kur kemi qenë të stresuar gjatë një situate të pakëndshme në  punë ose gjatë një debati në ambientin e punës ose kudo. Ne gjithmonë do kemi probleme, e rëndësishme është  të përballemi me to.

1Dashuria është gjëja më  e rëndësishme, e ajo ofrohet gratis, pra është diçka që ne e marrim falas. Këtu hyn lumturia, vlerësimi, e nis një rrugëtim i bukur pa të cilin ne s’jetojmë dot. Gjithçka varet nga perceptimi ynë e nga këndvështrimi ynë, por edhe nga reagimi i jashtëm ose i brendshëm. Prandaj është e rëndësishme të ndjeheni mirë me veten tuaj të jeni të lumtur, të jeni mirënjohës ose falënderues karshi jetës e gjërave që na rrethojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top