Nuk është e thjeshtë të lidhësh simptomat fizike me shenjat e abuzimit emocional tek fëmija. Sipas disa studimeve, dhuna emocionale shkakton probleme të mëdha në shëndetin mendor të fëmijës.
Shenjat që fëmija juaj po abuzohet emocionalisht mund të manifestohen në disa forma:
• Vetëvlerësim të ulët / vetëimazh të varfër dhe deatashim (vështirësi në ndërtimin e marrëdhënieve sociale).
• I vështirë për të besuar, empati në nivele të ulëta.
• Ankth dhe luhatje të humorit.
• Mungesë interesi dhe arritje të ulëta akademike/vështirësi në bashkëveprimin me moshatarët.
• I frikësuar pa ndonjë arsye të dukshme, ndenja turpi apo faji.
Gjithashtu ju mund të shihni tek fëmija disa reagime të cilat kanë ndryshuar së fundmi:
• Gjithmonë qan
• Shmang kontaktin me sytë
• Ka probleme të gjumit, të folurit dhe demostron kompulsione, obsesione, fobi etj.
• Sjellje agresive të papërshtatshme dhe i ashpër me të tjerët.
• I pa interesuar për aktivitete të ndryshme sociale.
Adoleshentët të cilët mund të jenë të abuzuar, fillojnë të përdorin alkoolin dhe drogëra të ndryshme. Përpos këtyre ata futen në marrëdhënie të hershme seksuale.
Këshilla për prindërit:
• Trajtoje fëmijën njësoj siç trajton fëmijën tjetër.
• Mos fajëso fëmijën për këtë situatë.
• Mbështete emocionalisht, duke i treguar që je e gatshme ta dëgjosh.
• Diskuto me të për shqetësimet që ka.
• Krijo një klimë të favorshme për fëmijën.
• Puno me të dhe është shumë e rëndësishme që të bësh një takim me pediatrin e zhvillimit. Mjeku do iu referoj se për çfarë mbështetje ka nevojë.
• Merr hapat e nevojshëm si prind duke iu drejtuar autoriteteve për mbrojtjen e fëmijëve.
Abuzimi emocional lë gjurmë tek emocionaliteti i fëmijës. Ndërhyrja në kohë e psikologut do të bëjë që fëmijës t’i zbuten problemet që manifeston.
Prindër flisni me fëmijët tuaj. Kaloni kohë me ta dhe eksploroni se çfarë ndodh kur e shihni të trishtuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.