Në fokus

March 11, 2020 | 10:22

Nga Oriola Plaku / Coronavirus, ankth nga e panjohura

Në vendin tonë janë shënuar rastet e para të prekura, por nuk ka vend për panik. Prindërit kanë rol tepër të rëndësishëm në gjendjen emocionale të fëmijëve. Lind me vend të komunikohet me fëmijët nga prindërit rreth coronavirusit,arsyet e mos frekuentimit të kopshtit apo shkollës, risqet që sjell në shëndetin e të gjithëve.

Oriola Plaku, psikologe këshillimi / terapiste ABA

Oriola Plaku, psikologe këshillimi / terapiste ABA

Mediatizimi rrit riskun e ankthit tek çdo kush sa më larg fëmijët nga lajmet, emisionet. Kaloni me to kohë duke iu kushtuar vëmendje aktiviteteve të ndryshme brenda shtëpisë. Menaxhimi i ankthit është një nga mënyrat më të mira për të qenë të qetë.

Sigurisht nëse respektohen rregullat e higjienës dhe kufizoni lëvizjet dhe kontaktet me të tjerët risku ulet. Kujdesuni për fëmijët tuaj, mos lejoni që të zhvillojnë lojëra në grup me fëmijët. Jepini informacion bazuar në kapacitetin e tyre. Teknika si biseda apo të uleni me to gjatë lojës ndikon pozitivisht ne reduktimin e gjendjes ankthit.

Nuk ka vend për panik dhe ankth, kujdesi ndaj vetes dhe të afërmve duhet të jetë prioritet për çdo kënd. Shiheni kohën me fëmijët si një mënyrë efikase  për të komunikuar dhe qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Vendi ynë ka treguar se ne dimë gjithmonë t’ia dalim para sfidave të tilla. Forconi mekanizmat tuaj dhe përqendrohuni duke ndjekur me rigorozitet këshillat e mjekëve.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top