Në fokus

December 7, 2019 | 8:03

Nga Oriola Plaku dhe Valentina Telhaj: Aplikacioni Earthquake alert: Efektet psikologjike tek të rriturit dhe adoleshentët

 

Pas luhatjeve të forta të tërmetit sipas bisedave të realizuara me individë të ndryshëm, një numër i madh i individëve instaluan në celularët e tyre aplikacionin earthquake alert. Ky aplikacion ka impakt të dukshëm në aspektin psikologjik edhe atë emocional të individëve.  Duke analizuar se përpos varësisë psikologjike rritet nevoja për kontroll të vazhdueshëm, e cila ndikon dukshëm në rritjen e pasigurisë personale, shkakton gjithashtu rritje të moderuara të nivelit ankthit.

LA Earthquake Alert AppKy aplikacion edhe pse duket i nevojshëm për një moment të caktuar, ndikon në cilësinë e jetës, duke rritur vigjilencën dhe ulur fokusin në gjërat dhe detyrimet që ka individi në përditshmërinë e tij.

Kontrolli i vazhdueshëm i nxitur nga frikërat ekzistenciale, ndikon fuqishëm në rikthimin në rutinën e përditshme.

Oriola Plaku, Psikologe, Psikoterapiste EMDR/ABA, Proc. Psikologe ligjore

Oriola Plaku, Psikologe, Psikoterapiste EMDR/ABA, Proc. Psikologe ligjore

Është e rëndësishme që adultët të reflektojnë dhe të fokusohen tek vetja dhe tek fëmijët pasi tërmeti konsiderohet si një ngjarje e cila ka afektuar një numër të madh individësh të moshave të ndryshme e cila  manifestohet me intesitet të ndryshëm ku përfshihen simptoma psiko-fizike. Mbetet për t’u theksuar se ka shumë faktorë që ndikojnë dukshëm në mënyrën e përjetimit të traumës siç janë karakteristikat individuale, mosha, faktori social-ekonomik dhe përjetimet  e mëparshme në të kaluarën.

Valentina Telhaj, Psikologe, Psikoterapiste EMDR/CBT/ABA, Proc. Psikologe ligjore

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, Psikotraumatologe EMDR, Psikoterapiste CBT, Terapiste ABA & Proc, Mp. Psikologji Ligjore.

Sigurisht që përjetimet post-tërmet do të jenë të pranishme për një periudhë të caktuar kohë, por tashmë fokusi i çdo individi është të fillojë të punojë me veten, duke eliminuar elementët që shërbëjnë si ngacmues dhe ndikojnë në gjendjen e tyre emocionale.

Adoleshentët duhet të flasin hapur me rrethin e tyre social për përjetimet e tyre emocionale, frikërat ekzistenciale, pasi mbështetja emocionale ndikon dukshëm në uljen e nivelit të stresit. Prindërit duhet të reflektojnë dhe të fokusohen tek nevojat e fëmijëve të tyre me qëllim që të përmirësojnë sigurinë psikologjike emocionale të fëmijëve.

Rekomandimet që dalin si të nevojshme për të zbutur efektet post traumë janë:

-Eliminimi i aplikacionit earthquake alert pasi ky është ngacmues dhe riaktivizon përjetimet emocionale.

-Çdo individ duhet të marrë kohën e nevojshme për të shkruar   mërzitjet, frikërat e tij me qëllim që situata psiko-emocionale të rregullohet.

-E rëndësishme është që të rrethohet nga individë të cilët e bëjnë të ndihet mirë dhe e mbështetin atë emocionalisht.

-Organizimi i gjërave me qëllim që rikthimi i rutinës të jetë sa më gradual.

-Ndjekja e filmave që kanë humor dhe që ndikojnë pozitivisht në gjëndjen emocionale, ose përfshirja në një lojë që u pëlqen që e zhvendos fokusin tek përjetimet.

-Përdorimi teknikave relaksuese në varësi të preferencave individuale e gjithashtu është i rëndësishëm edhe angazhimi në aktivitete vullnetare, pasi ndikon pozitivisht në aspektin psikologjik.

Prindër monitoroni fëmijët dhe eliminoni ngacmuesit që riaktivizojnë përjetimet e tërmetit. Shmang aplikacionet pasi ndikojnë në cilësinë e jetës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top