Një ngjarje traumatike apo një bisedë rreth traumës me fëmijën i cili ka qenë viktimë e abuzimit, shkakton pasoja të ndryshme psikologjike.
Përjetimet e traumës janë nga më të ndryshmet, por kjo varet edhe nga karakteri i fëmijës. Në fakt, për një prind, shqetësim do të ishte nëse fëmija qëndron i heshtur dhe nuk reagon ndaj stimujve të jashtëm. Asnjë fëmijë nuk mund të durojë ekspozimin ndaj traumës. Intensiteti i përjetimeve mund të jetë i ndryshëm, në varësi të karakteristikave të fëmijës.
Andaj, është shumë e rëndësishme që me këta fëmijë të punojë një psikolog zhvillimi dhe prindi të orientohet në mënyrë që fëmija të marrë mbështetjen e nevojshme për t’i lehtësuar këto vështirësi.
Është shumë e rëndësishme që prindi të jetë dëgjues aktiv i fëmijës. Kjo do të bëjë që fëmija të ndajë përjetimet e tij emocionale dhe është e rëndësishme gjithashtu që ju si prind të mbani komunikim të gjallë me ta.
Prindi duhet ta mbështesë fëmijën, duke mos u shfaqur kritik ndaj tij. Fëmija duhet të inkurajohet që të flasë.
Prindër, i duhet dhënë përparësi gjithmonë të dëgjuarit dhe më pas ju duhet të diskutoni idetë tuaja me fëmijën.
Filloni edhe pranoni përjetimet tuaja dhe përpiquni të kontrolloni veprimet apo përgjigjet që i jepni fëmijës.
Takimi me psikologun do t’iu lehtësojë edhe juve përjetimet emocionale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.