Në fokus

July 6, 2019 | 8:09

Nga Oriola Plaku / Vetëvlerësimi, bazë për sjellje pozitive

Të pasurit vetëvlerësim është themeli i mirëqenies së fëmijës tuaj dhe një pikë e rëndësishme në suksesin e tij si i rritur. Në të gjitha moshat, mënyra se si ndihesh ndikon në mënyrën se si sillemi. Probabiliteti është shumë i lartë që kur jemi ndjerë mirë me veten. Mënyra se si ne e perceptojmë veten afekton edhe marrëdhëniet që kemi me të tjerët.

Oriola Plaku, psikologe këshillimi / terapiste ABA

Oriola Plaku, psikologe këshillimi / terapiste ABA

Prindërit janë burimi kryesor që rrisin ndjeshmërinë e fëmijës. Detyra prindërore e juaja është që të ushqeni fëmijën tuaj me imazh pozitiv, me qëllim që fëmija juaj të ketë imazh pozitiv për veten e kjo do e ndihmojë që të rritet, në një mënyrë që të përballojë stresorët e jashtëm. Fëmijët të cilët kanë probleme me vetëvlerësimin shfaqin probleme në fushën e sjelljes. Gjatë jetës fëmija juaj do të përballet me qëndrime negative apo pozitive. Duhet që prindërit të bëjnë që fëmija të ndërtojë disa mekanizma me qëllim që t’i tejkalojë këto shkatërrues.

Më poshtë po ju paraqes disa mënyra se si të rritet vetëvlerësimi tek fëmija: Duhet theksuar se ju duhet praktikoni një model pozitiv prindërimi, duke falur gjithmonë dashuri dhe ngrohtësi. Fëmija juaj ka nevojë të përqafohet dhe duhet t’i tregoni vazhdimisht se jeni aty për të. Reagimet që bëjnë prindërit lënë gjurmë në psikikën e fëmijës, pasi prindi është një model për fëmijën. Zhvilloni dëgjimin empatik me qëllim që të bëni fëmijën të ndjehet mirë.

Prindërimi është terapeutik. Duke u kujdesur për fëmijën tuaj, ju kujdeseni edhe për veten. Nëse keni pasur probleme me të kaluarën të cilat ndikojnë në prindërimin tuaj aktual, është e rëndësishme që të merrni ndihmë psikologjike. Një prind duhet të jetë i shëruar nga e kaluara e tij me qëllim që të ndihmojë fëmijën të rritet i shëndetshëm. Konfliktet e brendshme ju bëjnë që mos të jeni i fokusuar tek fëmija, por të keni vetëm fokusin tek vetja. Duhet vënë theksi se ajo për të cilën ka nevojë fëmija juaj është një nënë e lumtur. Ju duhet të merrni pjesë në lojëra të ndryshme me fëmijën. Mbetet me rëndësi që të bëni fëmijën të iniciojë lojën.

Loja është investimi më i mirë emocional që bëni për fëmijën tuaj. Drejtohuni në emër gjithmonë fëmijës me qëllim që t’i zhvilloni vetëvlerësim të lartë. Vetëvlerësimi i shëndetshëm ndikon pozitivisht në higjienën psikologjike të fëmijës tuaj.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 139

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top