Psikofakt

June 16, 2018 | 10:57

Nga Orjona Tresa / Racizëm? Merreni si të doni!

Orjona Tresa, gazetare

Orjona Tresa, gazetare

Mund ta quani racizëm, por merreni si të doni! Është bërë e padurueshme, deri në mërzi. Nuk mund të ndalesh diku, të bësh një pauzë qetësie me veten, apo të duash të marrësh veten pas ngarkesave, se Ata të shpallen pas veshit apo te hunda për të kërkuar lëmoshën e radhës. Më ndjeni, as nuk dua të paragjykoj dhe as të bie në racizëm, por pas qenve me pronarë që shëtisin pa zinxhirë e që nuk po gjejmë derman, lypsat janë të dytët në listë për prishjen e qetësisë me veten a kë do të kesh në krah.
femije-rome-qe-lypin-rruges-2

Përveç kapërcimit me pengesa rrugës kur shkoj për në punë, pushimi yt në kafe kthehet në makthin e ditës. E para vjen nëna, me gjirin jashtë e fëmijën në të. Direkt të thotë “taksën” që ka menduar të të kërkojë. Poshtë krahut ka dhe një fëmijë tjetër që qurravitet me njërin gisht në hundë dhe thotë shprehjet klasike tanimë: “M’fal dy lek, t’falt Zoti shnet”… “Të ruajt Zoti burrin”… “O kinge na fal noi gjë”… dhe nuk ka të mbaruar. Disa ia arrijnë qëllimit. Por vështirësia dhe marazi shtohet kur plotësohet vargu me prurjet e njëpasnjëshme. Tek e tek vijnë të hunda, të veshur pikë, kërkojnë lëmoshë. “Ik more se na futët shpirtin në gjynah” u them. Por nuk bën fajde. Ata të rrinë tek hunda si pa veshë. Ta ngecin në fyt atë që po pi dhe të bëjnë të dalësh nga vetja.
Më e keqja është se shtohen përditë.
Jemi qarë kot nga qentë e rrugës, se miniqeveria e mbajti fjalën, i ka sterilizuar. Si t’ua bëjmë këtyre që çdo nëntë muaj i ke me nga një foshnje të pafajshëm në krah, që në krye të dy vjetëve bëhet kontigjent i ri lypës rrugëve.
Besoj në humanizëm aq sa besoj në Zot. Ai na mëson urtësinë, qetësinë, sakrificën, dashurinë dhe dhurimin e saj për ata që nuk munden ta kenë, por për kategorinë e pjellorëve pa fe e pa dije, nuk di më ç’të them.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top