Ne mund të kemi kuruar shumë sëmundje me mënyra të thjeshta, të lira dhe të sigurta. Dëshmia për këtë është se shumë trajtime natyrore, të zbuluara shekuj më parë, vazhdojnë të jenë të suksesshme edhe sot. Gjëja më e mirë është se kurimi natyror jo vetëm kuron, por edhe parandalon.
Përfitimet e përtypjes së karafilave
Karafili është një ilaç shumë i veçantë dhe mund të konsumohet nga gjithë familja. Akti i thjeshtë i përtypjes së karafilave mund të sjellë shumë përfitime.
Eliminon dëmtuesit: e gjitha çfarë duhet të bëni është të përtypni karafil gjysmë ore para çdo vakti. Ky jo vetëm eliminon dëmtuesit, por gjithashtu shkatërron parazitët.
Kujdeset për shëndetin oral: karafili pastron plotësisht gojën tonë dhe sjell një freski të këndshme, duke shmangur halitozën.
Përmirëson tretjen: ajo që ju duhet të bëni është të përzieni dy karafila me pak mjaltë dhe ta përtypni gjysmë ore para çdo vakti.
Parandalon kancerin: përmban eugenol, i cili në thelb është një substancë që kontrollon qelizat e kancerit dhe pengon zhvillimin e tyre.
Rregullon presionin e gjakut (për ata me presion të ulët të gjakut): nëse keni vazhdimisht tension të ulët, ju mund të përtypni karafil. Ky do t’iu ndihmojë në rregullimin e presionit. Por duhet të tregoni kujdes nëse vuani nga tensioni i lartë, pasi mund ta rrisni më shumë.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.