Mirëqenie

December 10, 2019 | 8:28

Nga parandalimi i kancerit deri tek diabeti, ja përfitimet që merr trupi nga konsumi i mandarinave

Është një agrume e ngjashme me portokallin, edhe pse është më e vogël dhe shija e saj aromatike dhe e lehtë e bëjnë atë ndër frutat e preferuar të vjeshtës dhe dimrit: mandarina ka një përqendrim të vërtetë të ushqyesve dhe vetive terapeutike.

E pasur me lëndë ushqyese, të tilla si vitaminë C dhe minerale, mandarina na ndihmon të parandalojmë dhe trajtojmë shumë sëmundje shëndetësore, që janë tipike për sezonin e ftohtë, kjo është dhe arsyeja që ajo duhet të jetë pjesë e dietës sonë të përditshme.

Më poshtë rendisim përfitimet kryesore të mandarinave për shëndetin dhe bukurinë.

Mandarina përmban antioksidant, duke na ndihmuar të parandalojmë dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe duke na mbrojtur nga infeksionet dhe llojet e ndryshme të kancerit. Antioksidantët e mandarinës ndihmojnë në vonimin e shfaqjes së simptomave të plakjes dhe mbrojnë qelizat nga oksidimi.

Konsumi i shpeshtë i mandarinave parandalon zhvillimin e sëmundjeve degjenerative, promovon thithjen e yndyrës në trup dhe rregullon presionin e gjakut.

Lëvozhga e mandarinës ka veti të ul nivelin e kolesterolit në gjak, duke qenë se është e pasur me flavonoide. Pektina e mandarinës është një fibër e tretshme që ndihmon mëlçinë të metabolizojë më mirë yndyrnat dhe trigliceridet. Nobiletin, nga ana tjetër, është një përbërës që përmbahet në lëkurën e bardhë të mandarinës dhe që ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës.

Karotenoidet e mandarinës dhe vitamina A mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të mëlçisë dhe lëngu i mandarinës rekomandohet veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga hepatiti C.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top