Pika referimi

February 9, 2019 | 8:05

Nga Petrit Sefaj: Edukimi i nxënësve sipas Albert Ajnshtajn

Për mendimin tim personal, nuk është aspak e habitshme pse fizikani gjenial rroku të shkruante për edukimin e shoqërisë njerëzore, në veçanti të nxënësve. Duke u munduar të lexojmë në “mes të rreshtave” që të nxjerrim një konkluzion, Ajnshtajni  e dinte mirë rrezikun e ndërtimit të bombës nukleare dhe shkatërrimit të pakontestueshëm që mund të sjellë ajo.

Nga Petrit Sefaj, filozof

Nga Petrit Sefaj, filozof

  • “Ne shkencëtarët, që na ka rënë fati tragjik për të përpunuar metodat më të tmerrshme dhe më efektive të shkatërrimit, duhet ta konsiderojmë si detyrën tonë më solemne dhe të drejtpërdrejt për të bërë gjithçka qe kemi mundësi për të ndalur përdorimin e këtyre armëve që janë shpikur për të realizuar “qëllime brutale”, – shkruan ai. Qëndrimi i tij mbi veprimtarinë e tij kristalizohet haptazi.
  • Ajnshtajni e dinte se “inteligjenca superiore” e njeriut nuk ka asnjë vlerë pa ndërgjegjen. Jo çdo shpikje çon në lehtësimin e jetëve tona. Metoda më adekuate për parandalimin e katastrofave që mund të krijojë mendja e njeriut është pikërisht edukimi i mirëfilltë i nxënësve. Ata duhet të përvetësojnë kuptimin e vlerave për të bukurën, dhe për të mirën morale.
  • Gjeneratës i duhet transmetuar këto vlera, që të kemi personalitete të zhvilluara në mënyrë të harmonishme. Mësuesi duhet t’ia mësojë nxënësit mendimin e pavarur dhe kritik, të instalojë qëllime fisnike dhe vlera, në mënyrë që të ndërtojë marrëdhënie të shëndosha me individët dhe komunitetin.
  • Nëse ne i mësojmë njeriut ndonjë “specialitet” ai mund të jetë instrument i dobishëm, por ai më shumë ngjan në një qen të stërvitur mirë, sesa një person të zhvilluar në mënyrë të harmonishme.
  • Inteligjenca njerëzore çdo minutë “prek aty ku nuk është menduar se nuk mund të preket” dhe ky fenomen ngërthen në vete edhe rrezikun e vetëshkatërrimit të ambientit dhe vet jetës njerëzore.
  • Fuqia e edukimit të nxënësve në mënyrë të denjë dhe feja kanë rol vendimtar në zhvillimin e vetëdijes dhe “fatit botëror”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top