Pika referimi

June 18, 2019 | 8:05

Nga Rea Shundi: Jeta në një ëndërr është tepër e shtrenjtë. Ndaj Shpresa e Shqipërisë do të mbetet vetëm në Shqipëri

 

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Çfarë e bën një vend atë që është? Gjuha, kultura, e folura, e shprehura, trashëgimia. Këta elementë flasin për një vend më shumë se historia e shkruar nga studimtarë të aftë. Askund nuk ruhet më me pak fanatizëm gjuha e tij, mbase, përveç tek ne. Gjuha e pastër Shqipe nuk është ajo që mësohet nëpër libra, as ajo që përflitet në ekran dhe as madje ajo që e mësojnë nxënësit në libra. Cila është gjuha jonë Shqipe? Cilën duhet të zgjedhim për të përdorur: atë letrare, apo shumëllojshmërinë e zhargonit? Dhe më së shumti, çfarë vendi ka dialekti në formimin e gjuhës letrare? Përse flitet për frikë ende ndaj ndasive, kur po punojmë dhe luftojmë për t’iu bashkuar familjes së Bashkimit Europian? Mbase sepse, ajo nuk është dhe nuk ka qenë kurrë familja jonë.

3Bashkimi Europian është “Ëndrra Europiane”. Përtej saj, ajo mbetet një tjetër ndasi politikisht dhe ekonomikisht përfituese, pa pasur parasysh interesin e ëndërruesve përtej kufirit të saj. Po diku mes lulesh, ka lloj-lloj insektesh. Ka bletë, brumbuj, karkaleca, ka edhe grerëza. Ka edhe në disa skuta, gjarpërinj, helmin e të cilëve nuk e njohim. Nuk ka fushë pa bletë, po aq sa nuk ka fushë pa grerëza dhe gjarpërinj. Rëndësinë e bletëve e dimë dhe mund ta vlerësojmë botanikisht, por për grerëza dëgjojmë më pak, përveç rasteve kur dikush merr shapkë për ta vrarë. Dhe nuk vlen të harrohen as mizat e neveritshme.

Të ndryshme përsa janë katalizatorët e botës së gjallë natyrore, ata kanë një funksion që nuk është arritur të zhbëhet ende: ruajtja dhe vazhdimësia e jetës. Jeta, bota, kafshët, njerëzit, insektet, unionet ndërkombëtare; nuk jetojmë dot pa njëri tjetrin më mirë sesa jetojnë të ndarë. Jeta është e të gjithëve ne, sido që ta jetojmë atë me zgjedhjet dhe arritjet e universit. Kur ngremë sytë nuk shohim të njëjtin qiell, as të njëjtat re, por dielli dhe hëna sigurisht që janë statikë në qëndrimin e tyre. Ata nuk flasin gjuhën tonë letrare, dialektike apo zhargonore.

Hëna sheh punën e saj kur mundet, dhe dielli djeg lëndë të panjohura pjesërisht prej shkencës njerëzore, edhe kur ato mbarojnë së qarkulluari në tokën nën këmbët tona. Përse pra, e kemi kaq të vështirë, të ndalojmë së dëgjuari pallavrat e politikanëve për të dëgjuar qoftë edhe një mendim tërësisht personal dhe të ngjyruar, por të të njërit prej nesh, me jetën e tij të jetuar e kaluar sipas tij? Sepse, preferojmë të arrijmë në një konkluzion të arritshëm, sesa të synojmë për ëndrra ere.

Por BE nuk është as ëndërr në erë dhe as fushë me lule.

Dhe ne mbetemi Shqiptarë.

Këto janë faktet më të rëndësishme për të pasur parasysh gjithmonë. Mund të ishim edhe Gjermanë, Suedezë, Italianë, Kroatë apo Malazezë. Mund të ishim shumë gjëra, por prapë do të mbeteshim edhe qenie njerëzore.

1

Sipas parimit të kënaqësisë dhe rehatisë personale të Freud, njeriu priret të bëjë atë që është më e lehtë dhe atë që e ka bërë më shpesh në jetën e tij, sepse ai veprim ka edhe rezultatet më të pritshme për të, duke e bërë atë të ndjehet zot në jetën e tij. Asgjë nuk është përfundimisht statike dhe reale, ndërsa ëndrrat janë.

Kemi mbetur në ëndërr. Në ëndrrën kur kishim një diktator që kujdesej në mënyrën më famëkeqe për ne, dhe ne e lëvdojmë ende atë kohë për emocionet që na ndjell prej nostalgjisë më të butë.

Ka pasur në fakt, më shumë makth në atë ëndërr të së shkuarës, dhe ata që u zgjuan prej gjumit, natyrshëm, po përpiqen ta rindërtojnë kujtimin e hidhur si kujtim të justifikueshëm. Prandaj, po kthehemi dalë-ngadalë, në një komb të dehur për delir dhe dashamirësi, për paqe dhe lumturi. Dëmi me aroma dhe kujtime të së shkuarës, (kush do të mund të na fajësonte) edhe për vetë fakti se kudo ka ende gërmadha të së shkuarës, veçanërisht në sytë tanë.

2Mund të kishim arritur gjëra që nuk do t’i kishim pasur dot as me mund, po të ishim zgjuar më herët nga gjumi rehati-ndjellës i dorës diktatoriale. Do e kishim kuptuar se qemë lindur në fakt të lirë, e ashtu do të vdisnim. Se asgjë mes jetës e vdekjes nuk do e ndryshonte atë fakt, dhe se ajo qe e vetmja gjë që na ka mbajtur në këmbë edhe në rrethanat më torturuese e gjakatare. Kemi luftuar; shumë ranë; shumë mbijetuan; por pak, jashtëzakonisht të rrallë, po jetojnë të mundur të tregojnë qoftë edhe një fjalë të vërtetë për jetën e tyre.

Po ikin pra, drejt ëndërrimeve të reja, dhe po kërkojnë t’u ikin asaj të vërtete që nuk e kuptojnë se ka më shumë rëndësi se gjithçka tjetër. Jeta e tyre; nuk shuhet, nuk vdes, por vetëm transformohet dhe vihet në jetë të re. Breza të tërë prej atyre që mundin edhe sot të shpresojnë të ëndërrojnë sërish, duhet domosdo të rikthehen këtu, sepse jeta në një ëndërr është tepër e shtrenjtë.

Për ne të gjithë, që ende duam të ëndërrojmë dhe të jetojmë mirë, e larg qoftë, të lirë, them se ka ardhur koha të hedhim një gur të çmuar në pusin e duhur të dëshirave: në vendin tonë.  

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top