Në fokus

August 23, 2019 | 10:07

Nga Rea Shundi / Militantizmi

Militantizmi ka dy kuptime: njëri ka të bëjë me kuptimin e parë, që lidhet me institucionalizimin e njerëzve në një shërbim ushtarak, dhe i dyti ka të bëjë me kuptimin figurativ të këtij institucionalizimi. Në kuptim të parë, militantizmi është një e mirë e vendit, sepse prioritetet kombëtare kanë një rrugëzgjidhje kurdoherë. Kurse në kuptim të dytë, atë zhargon ose figurativ, militantizmi përbën problemin shoqëror të cilin as militantizmi i mirëfilltë shtetëror nuk mund ta shpërbëjë.

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Në çdo shtet ka dy nivele në të cilat operohet: niveli i sipërfaqes dhe nënsipërfaqja ose nën-toka. Në sipërfaqe mund të operojnë të gjitha sistemet e ligjshme dhe të lejueshme, sepse drita e diellit dhe e drejtësisë nuk i degradon. Në nivelin e nën-tokës nga ana tjetër, asnjë dritë nuk mund të hyjë.

Me këtë ndarje del edhe vendndodhja e dy llojeve të militantizmit: ai i mirëfillti i drejtë duhet të jetë normalisht në sipërfaqe, ndërsa ai i kuptimit figurativ në nëntokë. Por ndryshe ndodh nganjëherë. Ndryshe, kur në sipërfaqe dhe në nëntokë është e njëjta gjë. Ndryshe, kur sipërfaqja dhe nëntoka janë bërë përfundimisht një. Ndryshe, kur njerëzit lidhen nëpërmjet frikës që kanë për të parë dritën e vërtetë të diellit, të cilën nuk e njohin. Me keq, kur ka njerëz mes syresh që e kanë parë atë, dhe pretendojnë se ajo buron tanimë prej syve të tyre.

Militantizmi figurativ është diell në një pikturë, njerëz që e shohin, dhe një piktor që ka parë dritë në sytë e vëzhguesve. Së bashku me frikën për të dalë nga nëntoka sipërfaqësore, ka vetëm mjerim, paarsye dhe verbëri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top