Këndi i të rinjve

February 24, 2018 | 8:40

Nga Rea Shundi: Rruga drejt BE? Në Shqipëri do të mbeten pas vetëm të moshuarit

Duket se shqiptarët duan të hyjnë në BE. Dëshira lind natyrshëm. Tokat e Europës së zhvilluar heqin një problem të madh të jetesës që ne kaq shumë kërkojmë: të punuarit për të jetuar, mirë. Po ashtu propaganda e bërë nga media, interneti e politikat e supozuara të ndjekura, janë të orientuara drejt përmbushjes së kësaj kërkese kaq të ëndërruar. Por nga ana tjetër, e shohim fare mirë sa e vështirë është të punosh për Europën e bashkuar. Ose duhet ta shohim. Në fund të fundit, shumë kanë punuar për të arritur atje, dhe e mbajnë në këmbë vetëm në marrëdhënie të mirë-rregulluara.

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Kurse ne, ne duam vetëm të ikim. Të largohemi që këtu sa sytë këmbët e të sigurojmë më në fund atë qetësi të shtirë shpirtërore, sepse ashtu do të bëheshim qytetarë të vërtetë europianë, me të mirat dhe të këqijat (që duket se anojnë më pak në peshore) e saj.

Pra ikëm, filluam të punojmë e siguruam me mund një jetesë. Më në fund qetësi, paqe e rehati. (Po sa vrastare është kjo qetësia!) Madje edhe vuajtja atje shijon ndryshe. Është vuajtje që në fund e ka një qëllim, dhe një shpërblim.

Por e ka dhe një kuptim? A jemi ne të tillë; a e kemi ne gjakun për të na kulluar mishin, për të na u zbutur e rrudhat, për të na u zhdukur? Dhe në fund, a mundemi ne t’i lëmë shëndenë vendit tonë, vetëm sepse ndodhet në një moment kritik e të vështirë? Do të bënim gabim të madh, mendoj unë. Ose të paktën, do t’i hynim një rruge rehatie vrastare.

azil-1-640x480

Edhe pa hyrë në BE, mijëra (madje miliona) Shqiptarë kanë rrëmbyer mundësinë dhe vazhdojnë të luftojnë për t’u larguar nga ky vend. Ne do të ishim të parët që të hidheshim në lumë, dhe të parët të dilnim prej tij; por po ashtu nuk duam të ndalojmë për të parë sa gjatë vërshon ai lum, apo sa thellë shkon. Priremi nga fati i begatë dhe nga optimizmi, fare përkueshëm me klimën tonë. Por po ashtu siç shpejt del dielli, ashtu vijnë dhe retë e sjellin shtrëngata. Kështu është klima jonë, kështu jemi edhe ne.

E gjithë kjo parantezë për të justifikuar konkluzionin e tmerrshëm që mendoj arrij: në fund, asnjë nuk do të mbetet më këtu.

Ose më saktë, asnjë nuk do të ikë nëse do të mundet. Dhe nëse hyjmë në BE, të gjithë do të mbledhin forcat që të munden. Në Shqipëri do të mbeten pas vetëm më të moshuarit, ata që kanë pranuar me kohë fatin e tyre, dhe ata që kanë pushtetin e tyre (më shpesh të dëmshëm) këtu.

Po të tjerët?

Ah, po ne do të jemi duke luftuar për të mirën tonë të shumë merituar. Do të jemi duke u formuar, ndryshuar e riformuar. Sa mirë do të jetë për ne, të punojmë me meritë dhe përkushtim, për atdheun e dikujt tjetër. Për të cilin mbase as nuk kemi interes tjetër veç përfitimit vetjak.

Sa gjë e tmerrshme, do të thoja unë. Gjë e tmerrshme, sepse nuk mundem ta pranoj nënshtrimin e njeriut për hir të “rehatisë së përhershme”. Dhe në fund, nuk është fare çështje njeriu, është çështje Shqiptari. Kemi mjaft të meta, meqë dhe vetë dritëshkurtësia jonë nuk përbën aset civilizimi të vazhdueshëm. Por gjaku na vlon ama, dhe dimë të jetojmë.

Dhe këto mendoj, janë të rrallë ata që i kanë (dhe i çmojnë si ne). Vërtetë nëpër rrugë do të vazhdojë të ketë gjullurdi me makina e këmbësorë, do të bien boritë e do të bërtasin njerëz. Problemi është ama i joni, dhe po të donim e kishim zgjidhur. Dhe përderisa probleme të tilla, (e deri tek ato më të dëmshmet) vazhdojnë të jenë të pranishme, do të thotë që thjesht nuk kemi dashur t’i zgjidhim. Sepse nëse do të kishim dashur, do të kishim edhe bërë diçka!

auto_popullsiaa-640x3831515135701Më thjesht është të hedhim trastën shpinës e të marrim rrugët e botës, sepse kështu edhe na vjen më për mbarë. Duke lënë këtu ama të njëjtat probleme. Vetëm se duke u larguar, po i hapim udhën.

Nuk jam absolutisht kundër integrimit tonë në BE. Do të ishte shumë frytdhënëse dhe e dobishme, duke i ofruar aftësitë tona vendeve që dinë t’i vlerësojnë, shfrytëzojnë dhe zhvillojnë ato. Por unë dua të shtroj si paralajmërim, bërjen “paqe” me “paqen”. Jo duke e njohur dhe dashur natyrën tonë. Duhet marrë ku mund të përfitohet, por me një limit të pakompromentueshëm.

Njerëzit janë unikë, dhe s’ka se si të shohin të gjithë të njëjtat gjëra të arsyeshme, me të drejtë, por në fund kemi po të gjithë një gjë të përbashkët. Shqiptarinë. Dhe sa e madhe është kjo fjalë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top