Në fokus

August 14, 2017 | 10:33

Nga Reti Duka: Kur fëmijët me prindër akademikë “dështojnë”, e ndërpresin studimet

Si të gjithë prindërit, të cilët pa dallim statusi social dëshirojnë më të mirën për fëmijët e tyre, përjetojnë traumë psikologjike kur ata ndërpresin shkollën. Në këtë shkrim unë po analizoj raste të tilla, përkatësisht për prindërit akademikë. Shpeshherë, në ambiente banimi, në lagje flitet me habi të madhe kur fëmija i x profesori apo mjeku, pra prindër akademikë ka ndërprerë studimet. Pyetja lind natyrshëm dhe shoqërohet gjithmonë me habi të madhe, si: “Uaaa, por edhe djali i profesorit ndërpreu shkollën?”

Reti Duka, Punonjëse sociale, Graz, Austri

Reti Duka, Punonjëse sociale, Graz, Austri

Pasi është krijuar një klishe që fëmijët me status akademik janë të pasur dhe automatikisht pasuria krijon lehtësira të mëdha në ndjekjen e studimeve për këta fëmijë. Por psikologjia nuk mendon kështu. Edhe prindërit akademikë vuajnë kur djemtë apo vajzat e tyre shkëputen nga “ radhët intelektuale”. Lind një frikë e madhe kur fëmijët nuk janë si vetë ata. “Djali ynë nuk bën asgjë drejt!”; “Ndërpreu juridikun dhe do të bëhet kuzhinier!”. Këto shqetësime prindërore, për mendimin tim në parim janë drejta. Kur studentët e elitave akademike ndërpresin studimet për të marrë një profesion tjetër, pra të punësohen, krijohet një vakum për shoqërinë. Ky fenomen është shqetësuese dhe për OECD si mbështetëse e elitave akademike. Po kështu idetë dhe pritshmëritë e shoqërisë nuk i justifikojnë këto raste.

Më e mira për fëmijët

Dilema për akademikët është reale. Sipas sociologut Martin Schmiesen fëmijët e akademikëve janë të predispozuar më shumë se të tjerët me status të thjeshtë social të ndërpresin studimet. Raporti është 60 me 40%. Nëse një fëmijë fermeri mund të ndjekë lehtësisht trashëgiminë familjare, një fëmijë akademiku jo. Nga ky këndvështrim gati 75% e prindërve dëshirojnë që fëmijët e tyre të shkollohen, të ndjekin studimet e larta, pra duan më të mirën.

parent_studentPër t’ia arritur kësaj prindërit duhet t’u japin drejtimin e duhur fëmijëve të tyre që në moshën 10–11 vjeç. Më vonë është e pamundur. Por si arrihet kjo? Cilat metoda psikologjike duhet të përdorin prindërit edhe ata akademikë pa përjashtim? Çdo fëmijë pa dallim gjinie apo statusi social apo temperament dëshiron nga prindërit dashuri, komplimente edhe kur ata kanë sukses. Për më tepër kur kanë rezultate të mira shkollore. Shumë prindër akademikë gabojnë në këtë pikë. Ata mësohen me suksesin e fëmijës së tyre dhe ky sukses quhet si normal. Fillojnë të kërkojnë nga fëmija jo vetëm sukses të vazhdueshëm, por edhe më shumë. Këtu lind fenomeni psikologjik “Damokleschwert”, nga njëra anë dhënie dashurie, nga ana tjetër kritikë, pritshmëri maksimale si dhe krijimi i një distance e shoqëruar me presion për fëmijën. Kjo lë gjurmë të parikuperueshme te fëmijët, e cila shoqërohet më vonë me ndërprerjen e shkollës.

Martin Schmiesen i ka kategorizuar ndërprerësit e shkollës në 3 tipa:

1.Mashtrues

2.Braktisës të hershëm

3.Asnjanjës

Fëmijët e kategorisë së parë qëndrojnë më gjatë në gjirin familjar. Ata sillen sikur po mësojnë për t’u ngjarë prindërve, pra japin iluzionin e akademikut. Me kalimin e kohës ata shkëputen edhe nga familja.

Fëmijët e kategorisë së dytë shkëpusin marrëdhënien me shkollën herët dhe ndjekin dëshirat e tyre.

Fëmijët e kategorisë së tretë mbeten asnjanës, as nuk zgjedhin profesion dhe as dëshirojnë të vazhdojnë shkollën.

 

Si përfundim edhe për prindërit akademikë vlen këshilla: Më pak presion i ushtruar te fëmijët në moshë të re, sjell më shumë kualitet në jetën e tyre.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top