Vetë fjala “emocion” përshkruan atë që mendon. Rrjedh nga latinishtja dhe në thelb përmban “motive” që na mbajnë në lëvizje. Emocionet na mbajnë në lëvizje, në funksion të veprimtarisë sonë, me një fjalë janë “motori” i prodhimtarisë njerëzore
Truri ynë është i përqendruar me një emocion shumë më përpara se te bëhet i ndërgjegjshëm. Pra është në subkoshiencën tonë. Për faktin sepse informacionet që merren nga jashtë zgjasin njëfarë kohe, derisa këto informacione të përpunohen në brendësi të trurit. Kjo fazë e përpunimit të informacioneve quhet Autopilot. Gjatë procesit të përpunimit të informacioneve arrihet faza e koshiencës, pra arrin përpunimi i informacionit në pjesë të veçanta të trurit. Ajo që bëhet e vetëdijshme ngjyroset nga emocionet.
Kujtesa emocionale zgjedh njëkohësisht se cilat informacione janë të rëndësishme për njeriun të cilat transportohen në vetëdije si diçka e veçantë, e rëndësishme për individin dhe fiksohet në tru. Pra, si një informacion i veçantë që ka prioritet për personin. Në këtë fazë përpunimi emocionet shpërthejnë pasi janë fiksuar në vetëdije si një kalorës që kërcen nga kali. Në këtë rast informacioni mbetet i fiksuar nën vetëdije dhe kjo është arsyeja përse shumica e njerëzve nuk janë në gjendje të kontrollojnë emocionet në vetëdije me informacionin e mbetur pas nën vetëdije. Kjo sa i përket shpjegimit anatomik të trurit të njeriut.
Por cilat janë disa forma dhe metodika që ndihmojnë njeriun në përgjithësi të jetë në gjendje të rregullojë procesin emotiv, të vërë në funksionim procesin “Autopilot” për të pasur jo vetëm anën emocionale nën kontroll, por edhe pjesë të ndryshme të karakterit përfshirë këtu anën më kryesore: Komunikimin.
Komunikimi është një nga aspektet më kryesore për njeriun si qenie sociale. Komunikimi si pjesë e përditshmërisë në punë, në shoqëri, në familje, por edhe komunikimi në media, TV apo rrjete të ndryshme sociale. Komunikimi është i lidhur ngushtë me karakterin e njeriut. Njeriu konstrukton vetveten dhe të tjerët përreth tij nëpërmjet:
- Informacioneve që merr nga jashtë dhe ndërton plane, qëllime, ndërton strategji për të arritur aty ku dëshiron.
- Njeriu mundet të paktën të përcjellë pjesërisht aspekte të mendimit vetjak, motivacione, t’i kontrollojë dhe rregullojë ato.
- Njerëzit veprojnë sipas pikësynimeve dhe planeve paraprake. Standarde të brendshme janë rregullatorë të sjelljes dhe përvojës vetjake.
Vetërregullimi psikologjik ndërtohet individualisht nëpërmjet këtyre metodave:
- Planifikim të qëllimeve, motive, eficencën, vetëdijen
- Monitorimi: Përforcimin e vëmendjes sipas rëndësisë së veprimtarisë vetjake
- Kontrollimi: Gjendjen psikologjike, i stresuar apo i qetë, mundimin dhe sforcimet, tërheqje për arritjen e qëllimit apo vazhdimësi
- Reflektimi: Gjykimin, atributet, vlerësimin emocional si dhe vlerësimin e përpjekjeve (pozitive apo negative) Në pamje të parë duket disi e pamundur ndërtimi i një vetërregullatori psikologjik që ndihmon jashtëzakonisht në arritjen e dëshirave apo zhvillimit profesional, por po të ndiqen këto metodika është shumë e lehtë që njerëzit të kenë vetveten nën kontroll me emocionet, komunikimin dhe të përmirësojnë karakterin.
Vendosja e qëllimit në vend të parë për vetërregullimin psikologjik arrihet nëpërmjet:
- Përqendrimit mbi gjithçka të rëndësishme
- Kuptimit të situatës
- Vetëmotivimit
Vetërregullimi i emocioneve arrihet nëpërmjet
- analizimit, cilat emocione?
- kur?
- ku?
- Në çfarë lloji apo art përjetimi
Në fund të kësaj analize të shpejtë dhe shumë të thjeshtë të fillojë komunikimi.
Dhe së fundmi, jo për nga rëndësia disa strategji të rregullimit të emocioneve negative. Njerëzit në përgjithësi reagojnë fort kur përfshihen nga emocionet negative. Për këtë arsye, vetërregullimi i emocioneve negative është shumë i rëndësishëm.
Por si t’i minimizojmë ndjenjat negative?
- Duke u larguar qëllimisht nga ngjarja negative apo problemet, stresi nëpërmjet: dëgjim muzike, leximit, shëtitjeve në natyrë. Kjo metodikë ndikon përkohësisht.
- Teoritë katarsis
- Empirizmi
- Duke kujtuar apo menduar ngjarje pozitive, aktivitete të suksesshme
- Dhurata vetes
- Manipulime psikologjike si gatim ushqimesh, sport etj
- Ndihmë sociale
Disa metoda për të arritur emocionet pozitive: Veprimtari bamirësie (filantropi), humor dhe transmetim të ndjenjave pozitive tek të tjerët, mirënjohës ndaj të tjerëve etj.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.