Pika referimi

May 11, 2019 | 8:07

Nga Reti Duka: Përse meshkujt e paaftë punojnë në funksione drejtuese?!

 

Ky lloj problemi është i njohur gjithandej: Meshkujt janë shumë e shumë më shpesh se sa gratë në funksione drejtuese. Shkaqet janë të shumta. Psikologu Thomas Chamorro-Premuzic e sheh këtë fenomen pikërisht në mendimin që ka shoqëria në përgjithësi mbi aftësitë drejtuese.

retiVetëm para pak kohe, duke ndjekur edicionin informativ, dëgjoja se sa pak femra janë në role drejtuese edhe në parlamentin europian, edhe pse ka përpjekje të vazhdueshme për rritjen e kuotave të pjesëmarrjes së grave në këto pozicione të larta. Por ky fenomen nuk ekziston vetëm në spektrin politik, por edhe në funksionet e fushave të ndryshme drejtuese ekonomiko-shoqërore. Argumente se përse këto fusha dominohen nga meshkujt janë të shumta. Ato variojnë prej mendimeve konservative si p.sh: “Gratë nuk janë në gjendje të drejtojnë institucione të mëdha”. Apo se: “Pjesa dërrmuese e femrave nuk preferojnë apo nuk janë të interesuara për këto lloj pozicionesh drejtuese”.

tomas-chamorro-premuzic

Tomas Chamorro-Premuzic, psikolog, sociolog argjentinas

Psikologu dhe sociologu argjentinas Tomas Chamorro-Premuzic studion prej shumë vitesh personalitetin dhe kompetencat drejtuese. Sipas kërkimeve dhe studimeve të tij, ai krijoi teorinë se mendimi mbi dominancën mashkullore është i ngulitur thellë, në mënyrë të gabuar.

“Sipas mendimit tim, arsyeja kryesore që raporti i menaxhimit gjinor është i pabarabartë, është paaftësia jonë midis bashkëveprimit dhe kompetencës”.

Në një artikull për Harvard Business Review studiuesi përshkruan se: “Ne si shoqëri jemi të paaftë të bëjmë dallimin mes mendimit vetjak mbi kompetencat drejtuese. Shumë menaxherë, të cilët zakonisht janë shumë të suksesshëm në punën e tyre, dallohen pikërisht nga mendimi vetjak mbi kompetencat e veta. Ky është një atribut që përcaktohet më tepër tek meshkujt, se sa tek femrat. Meshkujt me vetëbesim të fortë tek vetja, mendojnë se janë me dominante ndaj femrave, të cilat sipas tyre janë përtej aftësive, janë më të tërhequra dhe autokritike. Sipas motos: “Mashtro që t’ia dalësh”! Dhe pikërisht, ky lloj mentaliteti mashkullor ngatërrohet në mendimin global të shoqërisë, duke u përcaktuar si “aftësi intelektuale mashkullore”. Dhe pikërisht, ky është problemi, thekson studiuesi i shkencave sociale.

1Si duam ne të udhëhiqemi?

Prezantimi i bindjeve të forta personale mbi veten dhe aftësitë drejtuese për pozicione drejtuese nga shoqëria perceptohet gabim. Kështu, jo më kot ndodh që, në pozicione të larta drejtuese vendosen meshkuj të paaftë, të cilët zgjidhen vetëm nga keqinterpretimi i shoqërisë, duke menduar se ky person x apo y është udhëheqës, sepse pikërisht këta persona përshkojnë tek publiku sjellje me tendenca narciste, agresive, vetëbindëse në vendimmarrje dhe vendosmëri të patundur. Pra, karakteristika këto që në proporcion meshkuj vs femra përfaqësohen shumë më tepër te meshkujt se sa tek femrat.

Këtë e tregon edhe përfundimi i një studimi që u krye në më shumë se 40 vende ku mbi 1000 menaxherë u studiuan mbi vetitë e karakterit apo personalitetit të tyre. Këto karakteristika, sipas studiuesve nuk kanë aspak lidhje me kompetencat profesionale apo aftësitë drejtuese në kompani apo në pozicione të tjera të rëndësishme drejtuese.

Meshkujt me aftësi drejtuese karakterizohen pikërisht nga këto karakteristika: inteligjenca emocionale, intership, puna në grup, atribute që tek femrat janë shumë më dominante, por që nuk arrijnë në këto poste drejtuese aq lehtë sa meshkujt pa këto karakteristika. Që do të thotë, nuk janë vetëm më shumë meshkuj në këto pozicione drejtuese, por fatkeqësisht meshkuj pa aftësi të tilla menaxhuese dhe drejtuese.

2

Pse kaq shumë meshkujt të paaftë bëhen udhëheqës?

Për Chamorro-Premuzics, ky është shkaku kryesor për injorimin e femrave në pozicione ët larta menaxhuese apo drejtuese. Pikërisht, mendimi gjithëpërfshirës i shoqërive mbi keqinterpretimin e karakteristikave narciste të meshkujve me aftësitë menaxhuese/drejtuese, ka bërë të mundur që shumë meshkuj të paaftë të jenë në këto poste.

“Rezultati është një sistem patologjik që i shpërblen burrat për shkak të paaftësisë së tyre, ndërsa dënon gratë për kompetencat e tyre, për dëmin e të gjithëve”.

Chamorro-Premuzic sugjeron për një ndryshim të ketij mentaliteti shoqëror mbi postet drejtuese të meshkujve. Në mënyrë që në të ardhmen, meshkujt e paaftë t’ua lënë vendin femrave të afta dhe në këtë mënyrë, funksionimi i një shoqërie të bëhet edhe më kompetent dhe profesional, dhe të mirat e përbashketa shoqërore të jenë më frytëdhënëse, produktive dhe efektive.

tomas-chamorro-premuzicKy është edhe përfundimi psikosocial i këtij studimi. Por kujdes, nuk duhet keqinterpretuar thelbi i këtij studimi sa i përket idesë se ka edhe femra të cilat përcjellin tek publiku apo kompania, sjellje narciste, agresive dhe imponuese drejtuese.

Mjafton të marrim si shembull politikanen e djathtë franceze Mari Le Pen. Kjo nuk do të thotë se duhet t’u hapet rruga në këto pozicione femrave po aq të paafta sa edhe meshkujve me këto karakteristika. Jo. Thelbi i këtij studimi është të përcillet tek publiku mendimi i drejtë mbi karakteristikat drejtuese të femrave në përgjithësi për të mirën dhe rritjen e cilësisë së jetës ekonomiko-politike dhe shoqërore të një vendi.

 

Burimi: Publikime nga sfera ekonomiko-shoqërore, Austri

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top