Bota nuk fle kurrë, kabllot dhe satelitët nuk flenë kurrë. Çdo gjë sa vjen e bëhet më e zhurmshme, e shpejtë dhe në nxitim. Kurse truri ynë është krijuar nga një epokë ku mbizotëronte zjarri nën yjet e qiellit dhe qetësia.
Jeta e sotme është sikur dikush të na ketë futur në tru një shufër me tone, pamje, të dhënat, kërkesa të papushueshme. Është shumë më shumë se sa duhet të jetë. Pasoja: Gjithë këto zhurma na lodhin dëgjimin, në bëjnë të stresuar, të papërqendruar, të lodhur dhe për pasojë, sëmuremi.
Për fat ekziston një terapi që na ndihmon kundër fenomenit STRES.
“Qetësia”… se sa e rëndësishme është që çdokush nga ne të qëndrojë disa minuta në qetësi, këtë e vërtetojnë më së miri studimet e fundit mbi trurin e njeriut.
Arsyeja pse duhet të mësohemi sikur edhe disa minuta në ditë, të qëndrojmë në heshtje, në qetësi. Nuk flasim për meditimin, pasi kjo metodë kërkon kohën e saj, dhe shumë prej nesh e kemi kohën shumë të kufizuar.
Qetësia na çliron nga stresi dhe gjendja e ngutshme
Përse? Sepse tonet e zhurmshme e rrisin tensionin e gjakut dhe rrjedhimisht, shtohet mundësia e infarktit të zemrës ose reduktojnë funksionimin e organizmit tonë. Ato aktivizojnë Amigdalën, hormonin në tru dhe si pasojë, shkundin kortizolin ose ndryshe, hormonin që shkakton stresin. Psikologu Dr.Craig Zimring i ka studiuar këto efekte në vitin 2004 në klinikën e bebeve të porsalindura: Sa më tepër zhurmë që shkaktohej në stacionin e të porsalindurve, aq më shumë u panë bebe të stresuara, që qanin dhe nuk flinin mirë. Qetësia shkakton të kundërtën e zhurmës.
Një studim i vitit 2006 arriti në përfundimin se, vetëm dy minuta qetësimi, ul ndjeshëm tensionin e lartë të gjakut dhe mundësojnë qarkullimin e lirë të tij në tru, dhe kjo shumë më mirë se sa dëgjimi i muzikës relaksuese.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.