Në fokus

June 29, 2017 | 12:00

Nga Reti Duka: Zhvillimi fizik dhe psikoseksual (puberteti) i fëmijëve

Një nga detyrat kryesore te fëmijët gjatë periudhës së pubertetit është pranimi i ndryshimit të trupit. Në këtë rast mendohet i gjithë zhvillimi trupor, nga fëmijë në të ri. Ndryshimet fizike luajnë një rol jashtëzakonisht të madh në gjithë zhvillimin psikosocial. Fëmijëve u duhet të njohin ndryshimet në trupin e tyre në kohën e lirë, por edhe gjatë pasqyrës, të njihen me ndryshimet gjinore si dhe me krahasimin ndaj bashkëmoshatarëve të tyre të seksit mashkull dhe femër dhe anasjelltas.

Reti Duka, Punonjëse sociale, Graz, Austri

Reti Duka, Punonjëse sociale, Graz, Austri

Puberteti

Puberteti, si fjalë rrjedh nga latinishtja “pubes” dhe nënkupton “rritjen”. Puberteti përfshin gjithë ndryshimet trupore të vajzave dhe djemve, pra kapërcimi nga fëmijë tek i rritur.

5  ndryshimet më të rëndësishme gjatë pubertetit janë:

1.Ndryshimi i figurës trupore (statuja) veçanërisht marrëdhënia midis dhjamit të trupit dhe muskujve.

2.Rritja e trupit, përkatësisht gjatësia dhe pesha.

3.Ndryshimet në ritmin e zemrës si dhe aparatit të frymëmarrjes, të cilat përcaktojnë forcën fizike.

4.Zhvillimi i organeve primare gjenitale (Hoden,Ovarien).

5.Zhvillimi sekondar seksual, përkatësisht ndryshimet e organeve gjenitale, rritja e gjoksit te vajzat, paraqitja e qimeve në trup tek të dyja gjinitë.

Rritja fizike (trupore) shoqërohet me proceset hormonale si dhe sistemin nervor qendror. Sipas gjinisë seksuale, femër apo mashkull, ndodh procesi i rrjedhjes së hormoneve  Androgenen dhe Östrogenen, të cilat në periudhën para pubertetit prodhohen në sasi të njëjtë si te vajzat ashtu dhe te djemtë. Me fillimin e pubertetit rritet sasia e Testosteronit, te djemtë 18 herë më shumë dhe te vajzat, sasia e Estradiolit 8 herë më shumë. (Sipas studimit nga Nottelmann et al. 1987). Shumë prej ndryshimeve hormonale fillojnë që në moshën 7-vjeçare, pra shumë më përpara sesa të dallohen ndryshimet trupore në periudhën e pubertetit.

puberteti

Ndryshimet fizike në trup si dhe në pjesë të trupit

Rritja fizike

Hormonet e rritjes përshpejtojnë gjatësinë e trupit si dhe shtimin në peshë. Deri në moshën 11-vjeçare, si vajzat ashtu dhe djemtë janë pothuajse në të njëjtën gjatësi trupore. Më pas vajzat zgjaten mesatarisht 9 cm në vit, kurse djemtë 10,5 cm. Rritja e gjatësisë te vajzat fillon më përpara se te djemtë. Kështu, vajzat në moshën 11 deri në 13 vjeç janë më të gjata se djemtë. Djemtë kapërcejnë gjatësinë e vajzave në moshën 14-vjeçare. Gjatësia trupore e djemve në këtë moshë mesatarisht është 12 cm mbi vajzat. Paralel me gjatësinë, në pubertet ndodh rritja shumë e shpejtë (asynchrone) i pjesëve të ndryshme të trupit. Si fillim ndodh rritja, zmadhimi i kokës, i duarve dhe këmbëve, pastaj krahët dhe kofshët. Në fund të zhvillimit, formohet figura e plotë fizike.

Rritja në peshë

Procesi i rritjes fizike shoqërohet paralelisht me ndryshimet në peshë. Ndarja midis dhjamit trupor dhe muskujve varion sipas gjinisë, d.m.th është i ndryshëm midis vajzave dhe djemve.

Muskujt: Deri në moshën 11-vjeçare zhvillimi muskulor është i njëjtë si te djemtë ashtu dhe te vajzat sipas skeletit trupor. Prej moshës 14-vjeçare deri në moshën 17-vjeçare ndodh një zhvillim i shpejtë i muskujve te djemtë, kurse te vajzat është një proces më i ngadalshëm.

Dhjami trupor: Sasia dhjamore për të dyja gjinitë është njësoj deri në moshën 8-vjeçare. Te vajzat rritet në mënyrë të ngadalshme deri në moshën 12-vjeçare dhe në mënyrë të shpejtë prej moshës 12 deri në 18 vjeç. Te djemtë sasia dhjamore në të gjithë indet dhjamore të trupit është më e ulët sesa te vajzat. Djemtë kanë në fund të pubertetit 3 herë më shumë muskuj dhe inde dhjamore sesa para pubertetit. Te vajzat është e kundërta, 5:4.

2Aftësitë sportive të fizikut:

Zhvillimi i ndryshëm i muskujve dhe indeve dhjamore në peshën trupore sjell dhe rendimentin sportiv të fizikut. Përderisa deri në moshën 12-vjeçare aftësitë sportive si te vajzat ashtu dhe te djemtë janë të njëjta, pas moshës 12 dhe 14-vjeçare fuqia e trupit është më e ulët te vajzat sesa te djemtë. Paralel me zhvillimin muskulor ndodh rritja e mushkërive dhe e zemrës.

Pakënaqësitë me rritjen e peshës:

Rritja e shpejtë në peshë te vajzat pas moshës 10-vjeçare shoqërohet me pakënaqësi të theksuara. Shumë vajza janë të pakënaqura me figurën, megjithëse ky zhvillim fiziku është në parametra normale sipas studimeve shkencore (Smolak et al.,1993). Vajzat dhe djemtë me rritjen në peshë janë të pakënaqur me paraqitjen fizike. Në këtë periudhë ekziston rreziku i paraqitjes së  anoreksisë (Anorexie und Bulimie) përkatësisht te vajzat. Po kështu, në periudhën e pubertetit shfaqen dhe dëshirat për një pamje fizike perfekte, gjatësia, pesha, te djemtë, muskujt, pamja e jashtme etj. Sipas një studimi të kryer me gati 3500 fëmijë dhe të rinj në Norvegji dhe Zvicër, përmbajtja e pyetësorit ishte rreth ndryshimeve të fizikut në pubertet rezultoi se: Vajzat e moshës 11 dhe 12-vjeçare dëshirojnë të jenë 10 cm më të gjata sesa gjatësia aktuale e tyre. Te vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç reduktohet dëshira e gjatësisë trupore në 5 cm. Djemtë e moshës 14-vjeçare dëshirojnë një gjatësi 10 cm më shumë sesa gjatësia aktuale. Kurse të pyetur për peshën ideale trupore, vajzat prej moshës 11-vjeçare deri në 16 vjeç dëshirojnë të jenë 2 deri në 3 kg më pak se pesha aktuale.

Ndryshimet gjenitale:

Përderisa te djemtë ndryshimet trupore janë në simetri me ato gjenitale te vajzat varion në mënyre individuale.

Djemtë: Te djemtë zhvillimi i organeve gjenitale fillon në moshën 10 deri 13, 6 vjeç dhe paraqitjen e qimeve të para nga mosha 10 deri në 15 vjeç. Më pas vijon rritja e penisit prej moshës 11 deri në 14; 6 vjeç. Më vonë fillon rrjedhja e spermës. Në këtë periudhë fillon dhe ndryshimi i lëkurës, e cila bëhet më e ngurtë.

Vajzat: Te vajzat fillon zmadhimi i gjoksit (8 deri në 13 vjeç) dhe Shamhaare (qimet) (8 deri në 14 vjeç). Më vonë fillon zmadhimi, rritja e organeve gjenitale (zmadhimi i Uterus, Vagina, Shamlippen (Buzët) si dhe (Klitoris). Menarche shfaqet pas moshës 10 deri në 16 vjeç.

Pasojat psikologjike të pubertetit

Pasojat psikologjike si rrjedhojë e pubertetit janë: reduktim i vetëbesimit, pakënaqësi me figurën e trupit si dhe luhatje të theksuara të gjendjes emocionale

Pakënaqësia me figurën e trupit lidhet me 3 faktorë:

1.Pakënaqësi me pamjen e trupit në përgjithësi

2.Pakënaqësi me peshën

3.Paragjykim, si mendojnë të tjerët për figurën time, shoqëria etj.

Luhatjet e theksuara të humorit, gjendja emocionale:

Luhatjet e humorit gjatë ditës janë më të theksuara te fëmijët në fazën e pubertetit sesa tek të rriturit. Shkaku kryesor i luhatjes së humorit janë zhvillimet hormonale në fillim të pubertetit. Në raste fatkeqësish familjare, si për shembull, vdekje në familje apo drama të kësaj natyre apo edhe konflikte familjare, divorci i prindërve e përforcon luhatjen e humorit deri në sëmundje psikike si depresion apo trauma psikike. Në këto raste duhet të këshillohen patjetër te psikologu i fëmijëve.

Teenage boy in troubles

Si sillen fëmijët gjatë fazës së pubertit?

Pasojat psikologjike si pasojë e ndryshimeve të trupit ndryshojnë edhe sjelljen e fëmijëve. Të rinjtë në fillim të pubertetit janë të prirur te privatësia. Dëshirojnë të jenë vetëm, merren shumë më tepër me trupin e tyre, pastërtinë si dhe i japin rëndësi veshjes. Ata e kuptojnë që nga të rriturit, prindërit dhe të tjerët trajtohen ndryshe. Në media posaçërisht te serialet televizive për të rinj këta të rinj përcaktohen si “tipike”. Pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, moszbatimi i rregullave të caktuara nga prindërit, thyerja e rregullave, kërkesat për veshje të shtrenjta “firmato” shihen si mjete për t’u dalluar nga të tjerët ose e thënë ndryshe “cool”. Po kështu ndryshon edhe marrëdhënia me prindërit apo motrat dhe vëllezërit në familje.

Fillimi  dhe kohëzgjatja e pubertetit:

Fillimi (Timing) dhe intensiteti (Tempo) i pubertetit varet ecën shpejt. Puberteti te vajzat mund të fillojë prej 8 vjeç ose prej moshës 13 vjeçare. Te djemtë prej moshës 9; 6 dhe 13; 6 vjeç. Po kështu, kohëzgjatja e pubertetit midis fillimit të pubertetit dhe deri në përfundimin e zhvillimit fizio-psikologjik është i ndryshëm. Te vajzat varion prej një vit e gjysmë deri në 6 vjet, te djemtë prej 2 deri në 5 vjet. Fillimi dhe intensiteti kohor (Tempo) i pubertetit është proces individual. Kështu përderisa disa të rinj e kanë kapërcyer fazën e pubertetit, te  disa të tjerë fillon. Shkaqet janë për arsye individuale si dhe baza sociale.

Faktori individual:

Baza gjenetike

Gjendja emocionale

Atmosfera familjare

Më bazën gjenetike mendohen faktorët e ngjashmërisë së fëmijëve me prindërit (trashëgimi gjenetik). Në këtë rast, kur prindërit kanë lindur fëmijët para kohës së lindjes. Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm për fillimin e parakohshëm të pubertetit është mirëqenia sociale, ushqimi i shëndetshëm si dhe sforcimet e parakohshme fizike si, ushtrimi i sportit etj. Këta fëmijë futen në pubertet para fëmijëve të cilët rriten me kushte të mira ekonomike dhe sociale. Por edhe futja mbas kohe në pubertet shkaktohet nga faktorë shëndetësorë. Në këtë grup futen fëmijët të cilët janë shëndetligë, kanë kaluar sëmundje të ndryshme gjatë fëmijërisë së hershme. Në rastet kur te vajzat me futjen në pubertet prej moshës 8 vjeç ndodh njëkohësisht edhe procesi i menstruacioneve (menarche) faktor kryesor është stresi në familje. Në raste kur fëmijët rriten në një familje konfliktuale apo kur vajza ka humbur një prind ose prindërit janë divorcuar. Kurse te djemtë në të njëjtat kushte familjare si më sipër paraqitet një zhvillim i vonuar psikologjik.

Faktorët e jashtëm që ndikojnë në zhvillimin e pubertetit të hershëm janë:

Sekularisierungstrend

Statusi ekonomiko-social

Nacionaliteti

Termi Sekularisierungstrend thekson zhvillimin e pubertetit në 100 vitet e fundit. Që do të thotë se, puberteti 1980 mesatarisht  fillon më herët si proces sesa në vitin 1840. Gjithsesi të tre këta faktorë nuk luajnë rol kryesor në fillimin e hershëm të pubertetit sesa faktorët si: mirëqenia ekonomike, ushqim i shëndetshëm, standarde të larta jetese, kujdesi mjekësor. Vendet me zhvillim të varfër ekonomik ndryshojnë shumë nga vendet e industrializuara. Fëmijë në familje me status të ulët socio-ekonomik rriten në kushte shumë të këqija (mungesa e higjienës, mjekësisë, ushqimit të shëndetshëm, analfabetizmi, etj) futen në pubertet në moshë madhore në krahasim me fëmijët që rriten në vende të zhvilluara.

 

Si përfundim, puberteti ndahet në 3 faza:

1.Puberteti i hershëm

2 Puberteti normativ (normal)

3.Puberteti i vonuar

Këshilla që duhet të ndjekin prindërit kur fëmijët e tyre futen në pubertet:

Të jenë shumë të duruar me fëmijët e tyre

Tolerantë

Të jenë shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet në çift

Të mënjanojnë stresin, konfliktet familjare

Të kalojnë kohë të lirë me fëmijët e tyre

Dhe më kryesorja, të komunikojnë me fëmijët për zhvillimet dhe ndryshimet e trupit gjatë pubertetit. Pra t’u japin njohuri të përgjithshme dhe të mos mjaftohen vetëm me teorinë mësimore të shkollës.

Kalimi nga faza e pubertetit në të rritur është faza më e rëndësishme për zhvillimin konigtiv dhe psikosocial të fëmijës. Sa më në mënyrë të shëndetshme të kapërcehet kjo fazë, aq më të suksesshëm dhe të shëndetshëm do të jenë fëmijët. Në rast të kundërt, shumica e fëmijëve marrin vese të këqija dhe nuk arrijnë dot stadin e një zhvillimi psikologjik normal.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top