Në fokus

July 4, 2017 | 15:12

Nga Rinora Kurhasku: Si të edukojmë veten para se të edukojmë të tjerët

Në shumicën e rasteve njeriu lë mënjanë veten duke u fokusuar në rrethin e tij, qoftë familjar apo shoqëror. Të gjithë bëjnë punën në të cilën gjejnë vetën e tyre, por puna më e vështirë, e cila kërkon përgjegjësi të madhe, është edukimi i fëmijës, që nis që në vogëli, duke vazhduar në adoleshencë dhe më tutje.

Nga Rinora Kurhasku Haxhiavdyli, gazetare studiuese

Nga Rinora Kurhasku Haxhiavdyli, gazetare dhe studiuese e çështjeve sociale

Sipas shumë studimeve dhe kërkimeve nëpër të cilat kam kaluar, kam vërejtur një sërë problemesh, vështirësi dhe dobësi në punën të cilën janë stërmunduar, por që në shumicën e rasteve nuk kanë  arritur mënyrën të cilën, qëllim kishin  edukimin e mirëfilltë të fëmijës. Më poshtë do të ndalem të ndaj me ju disa faktorë primarë dhe kryesorë të lehtësimit të edukimit të fëmijës, të cilët janë sa të vështirë po aq dhe të domosdoshëm.

prinderimit

Personaliteti i fëmijës – Kur nis mosha 1-2 vjeç mund të arrish të kuptosh disa lloje të tipit të personalitetit të fëmijës. Vërtet, mund të jetë e pakuptueshme ta studiosh një fëmijë në një moshë kaq të vogël, por nëse i kushton vëmendje mund ta vëresh se cilat janë tiparet e tij, dëshirat, nevojat, çfarë lodre i pëlqen, pse qan, çfarë e lumturon, kur dhe çfarë e mërzit më shumë, si dhe shumë elemente të tjera, të cilat e përcaktojnë personalitetin e fëmijës, qoftë ato veti pozitive po ashtu dhe anët negative që posedon secili njeri: do të jetë i qetë, i shkathët, dembel, egoist, apo shumë i dashur dhe punëtor. Këta faktorë e ndihmojnë prindin të zgjedhë mënyrën e sjelljes dhe edukimit të fëmijës, gjë e cila do ta lehtësojë bashkëpunimin prindër-fëmijë, dhe do ta forcojë këtë reciprocitet çdo ditë e më shumë.

Tipat e fëmijëve:

Fëmija i qetë dhe i matur, kërkon vëmendje vetëm atëherë kur ai e ndjen të nevojshme, jo gjithmonë kërkon shumë, ta ushqesh me kohë, të flisni bashkë për gjërat ditore, ta përkëdhelësh dhe t’i dhurosh dashuri. Kjo e fundit do ta lumturojë dhe do të ndjehet i kënaqur me gjithçka tjetër që i ofron.

Fëmija i shkathët dhe hiperaktiv. Sot, pothuajse secila nënë përballet me inteligjencën e shtuar që përmbajnë fëmijët e “epokës teknologjike”. Jo që fëmijët e qetë nuk posedojnë inteligjencë, përkundër kësaj, ata janë më të matur në dëshirat dhe kërkesat e tyre, gjë e cila nuk i parafron me fëmijët e shkathët apo hiperaktiv. Ky tip fëmije kërkon vëmendje të shtuar si në dëshirat apo kërkesat e tij, po ashtu edhe në plotësimin e menjëhershëm të tyre. Kërkojnë kohë për të mësuar durimin, i cili nevojitet në plotësimin e gjërave që ata synojnë t’i posedojnë. Fëmijët e tillë duan vëmendjen e gjithë familjes, dashurinë, kujdesin dhe shpeshherë mundohen të krijojnë autoritet edhe mbi fëmijët tjerë të familjes.

KUJDES: Dy tipat e fëmijëve, ai i qetë dhe ai i shkathët, nuk dëshirojnë t’i qortojnë, këshillojnë dhe t’i edukojnë me agresivitet. Mënyra më e mirë për të arritur qëllimin që dëshironi te fëmija juaj është të flisni qetë, me ngrohtësi dhe në mënyrë bindëse, në të kundërtën nuk do të kuptojnë, do të sillen në të njëjtën mënyrë që ju silleni, prandaj varet se si referoheni në dhënien e detyrave, obligimeve dhe arritjen e objektivave që ju ia caktoni. Gjithmonë kërkohet maturi dhe qëndrueshmëri.

 

Durimi juaj Kur ke nën kujdesin tënd një fëmijë, është foshnje apo i rritur, përgjegjësia sa vjen dhe shtohet. Oraret e ushqimit, fjetjes, pastrimit, argëtimit dhe gjithçka tjetër që përbën pjesën më të madhe të ditës, është e mundimshme, por njëherësh  edhe kënaqësi. Por, duhet pasur parasysh që kjo detyrë me kaq nëndetyra veç kohës që kërkon, ndër më të rëndësishme cilëson durimin, i cili përbëhet nga dëshira dhe qetësia nënës për t’u kujdesur në mënyrën më të mirë për fëmijën e saj. Ndër vështirësitë të cilat kalon mbarëvajtja e edukimit të fëmijës, është herë-herë mos durimi. Kjo vjen si pasojë e lodhjes gjatë gjithë ditës, sepse të gjithë e dimë që një grua nuk mund të lërë gjithçka mënjanë dhe të kujdeset vetëm për fëmijën. Janë obligimet e tjera shtëpiake, në veçanti për ato nëna, të cilat punojnë dhe jashtë shtëpisë. Prandaj përballja me problemet ditore, lodhja, pagjumësia, mos ushqyerja me rregull është një veçori dhe kanal i mbyllur, i cili çon drejt nervozizmit dhe humbjes së durimit te nënat. Një pushim dhe kërkim ndihme nga familja, do ta pasuronte, jo mungonte, dëshirën e nënës për t’u kujdesur për fëmijën.

prinderi

Përkrahja e familjes dhe neglizheca e saj  – Secili anëtar i familjes duhet të mbajë përgjegjësi për edukimin e fëmijës. Por duhet të jenë njëtrajtshëm të koordinuar me qëllimet e nënës, sepse nëse nëna analizon virtytet e fëmijës, ajo do të arrijë të caktojë edhe elementet, të cilat ndihmojnë zhvillimin dhe edukimin e tij. Babai, dhe anëtarë të tjerë të familjes, nëse neglizhojnë atë që quhet detyrim i rregullit familjar, i pari që do të pësojë është fëmija. Prandaj, nevojitet durim, respekt, kujdes i veçantë dhe bashkëpunim ndërveprues  i të gjithë anëtarëve të familjes, në mënyrë që mesazhi  të përçohet me dinjitet te fëmija.

Stilet e prindërimit:

Tolerues – Prindërit tolerues në shumicën e rasteve janë të dalluar për lirinë që u dhurojnë fëmijëve, si në zgjedhjen e gjërave që dëshirojnë, po ashtu, këta fëmijë të rritur me këtë mënyrë janë gjithmonë pavarësuese në secilën punë që bëjnë, nuk mbajnë inate, nuk synojnë gjërat e tjetrit dhe nuk marrin atë që iu obligohet me detyrim. Janë të dashur, nuk varen nga asgjë, janë humanë dhe ndihmojnë secilin që paraqet nevojë.

Ndëshkues – Prindërit ndëshkues gjithmonë synojnë t’i kenë fëmijët në vetëkontroll. Rregullat, të cilat prindërit përdorin për fëmijën e tyre, duke përdorur metoda nga më të ndryshme, jo të dëmshme, por ndëshkuese, fëmijët mund t’i bëjnë të varur nga gjithçka që i rrethon, duke pasur gjithmonë frikën e ndëshkimit. Por mund të arrijnë atë që dëshirojnë në bazë të përgatitjes prindërore. Megjithatë, gjithçka që ata synojnë duhet t’i përshtatet edhe prindërve. Nuk bëjnë asgjë pa lejen e prindërve edhe nëse fëmija për vete nuk dëshiron diçka, por që i imponohet apo detyrohet për ta plotësuar dëshirën e prindërve. Në shumicën e rasteve, aty ku i përplas jeta paraqiten egoist kundër gjërave, synojnë gjithçka edhe nëse i përkasin apo jo atyre. Ka nga ata fëmijë të cilët nuk i përshtaten rregullave të jetës në për të cilën kalojnë, prandaj disa edhe mund t’i thyejnë ato dhe të zgjedhin pavarësinë dhe lirinë në zgjedhje.

Transparencë  apo kontroll kushtesh – Në shumicën e rasteve transparenca duhet të jetë lidhur ngushtë me kontrollin e kushteve të fëmijës dhe favorizimin nëpër të cilin ata kalojnë, si në fëmijëri ashtu edhe në adoleshencë. Një prind që i lejon fëmijës të jetë i lirë në zgjedhjet e tij, do të jetë gjithmonë i dashur, por ka nga ato raste në të cilat ndikon për keq dhe sjell jo qëndrueshmëri në raportin tuaj. Duket pasur kujdes te qëllimet, të cilat ia cakton vetes në radhë të parë dhe autoritetin, të cilin e përdor te fëmija që tashmë e njeh personalitetin e tij. Nëse fëmija kërkon mbështetjen tuaj, fillimisht mos jep përgjigje pozitive, por as negative. Lejoje fëmijën të mendojë më gjatë dhe ta krijojë imagjinatën, nëse do të arrijë qëllimin e tij apo jo. Sepse gjërat e lehta gjithmonë kushtojnë më pak, prandaj një marrëdhënie më respektive do ta ndihmonte edhe fëmijën që të ketë “frikën e respektit” të kërkoj gjithçka që dëshiron. Nëse menjëherë e merr atë që do, nuk do ta dijë rëndësinë e asaj që do t’i vijë, sepse do të dijë me siguri që do ta ketë, pa bërë mund dhe sakrificë, prandaj nevojitet kontrolli i kushteve dhe detyrat në të cilat obligohet prindi dhe fëmija në veçanti, në mënyrë që jo vetëm të krijohet, por të zhvillohet sa më mirë një personalitet, i cili do të dijë rregullat e jetës, sakrificat dhe dëshirën për të arritur atë që dëshiron nga vetja, jeta dhe familja.

parentscarousel2

Të gjithë e dimë që kultura e njeriut lind dhe zhvillohet bashkë me të. Por, duhet ndalur dhe analizuar, sepse jo gjithmonë kultura merret ashtu siç ta dhurojnë. Si fillim, në hapat e parë kur ti ke marrë pozitën e nënës, edukatores, pedagoges etj., duhet analizuar me përpikëri personalitetin, të cilin synon ta edukosh dhe arsimosh.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top