Në fokus

March 27, 2017 | 13:58

Nga Rita Filipi/ Shoqëri me sindromën e “DUKJES”

Reagim emocional ndaj fjalëve të Blerina Kondit, mamasë së Danjelit me sindromën “Down”

Rita Filipi/Petro Shkrimtare

Rita Filipi/Petro
Shkrimtare

Një mama që meriton gjithë mbështetjen tonë, sepse një djalë si DANIELI ka nevojë për dashuri e mbështetje si dhe shumë fëmijë të tjerë, por sa e dhimbshme kur ke të bësh me një shoqëri si e jona që vuan nga sindroma e “DUKJES”. Ne nuk bëjmë as përpjekjen më të vogël si prindër që t’i edukojmë fëmijët tanë me të vërtetat e jetës, se jo gjithnjë asimetria e dukshme shpreh simetrine e brendshme. Përpiqemi t’u tregojmë se jeta është si në përralla dhe ashtu si në përralla ka njerëz të bukur perfekt dhe njerëz të shëmtuar, të deformuar. Dhe indirekt të bukurit në pamje janë më të mirët, ndërsa të deformuarit janë personazhe të dënuar nga zoti dhe prej tyre duhet të largohesh sa më parë.
JOOOOO! Askush prej nesh nuk është perfekt; disa e kanë një të metë të dukshme dhe disa të tjerë e kanë të fshehtë. Ajo që duket na pengon ne të gjithëve.

Fëmijë si DANJELI me një anomali gjenetike duhet të kenë po aq të drejtë dhe po aq shanse sa gjithë fëmijët e tjerë të japin e të marrin dashuri në shoqëri dhe pse jo te kontribuojnë për shoqërinë. Sigurisht e drejta e tyre mbrohet me ligj apo ka dhe shoqata që merren me fëmijët me aftësi të kufizuara. Po dhe kjo është dukje. E vërteta është çfarë ndodh në jetën e përditshme…aty në oborrin e shkollës apo në oborrin e shtëpisë me këta fëmijë. Këtë na e tregon mamaja e Danjelit, e cila përballet çdo ditë jo vetëm me përkujdesjen që duhet të ketë për fëmijën e saj por dhe me mentalitetin e shoqërisë me sindromën e “DUKJES”:

“Grupi i fëmijëve u zhvendos në një vend tjetër. Danjeli aty ngeli sepse nuk është mësuar të mos e duan njerëzit, se është mësuar në mjedisin familjar ku të gjithë e duan”

Jam e bindur që Danjeli me siguri e ka dhe një gjen tjetër muzikor të trashëguar nga i ati, dr. Flori, të cilët e pranuan fëmijën e tyre siç ishte, një dhuratë e bukur nga zoti. Atëherë mama dhe djalë e meritojnë gjithë vëmendjen dhe përkujdesjen tonë që të jetojnë një jetë të mbushur me muzikën që e la në mes dr. Flori.

 

dr-flori

PS: Reagimi i shkrimtares vjen pas intervistës së bashkëshortes së Dr. Florit, në “Xing me Ermalin”, ku rrëfeu eksperiencën e saj si nënë e një fëmije me sindromin Down.

 

Pyetjes së Ermalit nëse është hall të kesh fëmijë me Sindromën Down, ajo iu përgjigj: “A të duket hall ty kjo krijesë?

Kjo përgjigje e saj mori duartrokitje të fortë nga spektatorët në skenë.

Ndërsa lidhur me ndjenjat e tyre kur mësuan se fëmija i tyre do të ishte me Sindromën Down, a tha  se “jo, nuk u ndjemë të braktisur, një person që na ndenji më shumë pranë është Pastori i Kishës Rilindja, Fitro Muça dhe njerëzit e tjerë të të njëjtit besim. Besojmë se çdo gjë që vjen nga perëndia është e bekuar dhe jemi falënderues për këtë… Është shumë i veçantë.

Vendimi për ta mbajtur fëmijën u mor direkt, nuk është se kishim dyshime. Nuk morëm hapat e tjerë për të verifikuar nëse fëmija është me sindromë apo jo, sepse do e prisnim ashtu siç vinte”, tha Blerina.

Ermali: Çfarë të është dashur të sakrifikosh si nënë e një fëmije me Sindromën Down?

Blerina: “Më është dashur të sakrifikoj disa gjëra. Themeli i ndryshimit tek këta fëmijë është durimi, dhe kjo është një ndër gjërat që duhet të fitosh ti. Duhet të kesh shumë durim që të marrësh ato që ti do kur fëmija yt të rritet pastaj. Bëhet terapi çdo ditë, jo vetëm prindi por në shkollë, në kopsht.”

Lëndimi i parë i Danjelit

Blerina komentoi edhe lëndimin e parë të Danjelit, dhe u beri thirrje të gjithë prindërve që të përpiqen të sensibilizojnë fëmijët e tyre për këtë sindromë.

Po merrja Kaltrinën nga shkolla dhe ky ka shumë qejf të lozë me top, aty ishin një grup çunash të klasës së parë po luanin me top. Dhe shkon Danjeli me vrap shumë i ekzaltuar për të luajtur. Por, ikën turma, shpërndahet. Vunë re një ekzaltim më tepër se duhet, siç duket e kuptuan…Grupi u zhvendos në një vend tjetër. Danjeli aty ngeli sepse nuk është mësuar të mos e duan njerëzit, është mësuar në ambiente familjare ku të gjithë e duan.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top