Duaji dhe respektoji njerëzit që të rrethojnë. Kjo është gjëja primare që duhet të bëjmë çdo herë. Tregohu i dashur dhe këshillues me ta, bëji të ndihen të rëndësishëm dhe se tek ti kanë një vend të tillë. Thuaji duke mërmëritur se sa shumë ke nevojë për ta, dashuroji, sillu mirë, gjej kohën për ta, thuaju “më vjen keq”, “më fal” , “faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë që di. Vlerësoji sikur të ishin të vetmit në këtë botë.
Tregoju se mendimet e tyre janë të rëndësishmë për ty dhe se ti ke marrë një mësim të mirë prej tyre. Tregoji se në çfarë mase duhet ta njohin realitetin dhe bëji të kuptojnë se, nëse të gjithë do të duan të jetojnë në “majën e malit”. Lumturia nuk qëndron aty, por shfaqet në mënyrën se si ti e ngjit “faqen e pjerrët” të tij.
Tregoju se ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nëse bëjmë gabime në të sotmen do të na mbetet vetëm e sotmja e do të sillemi vetëm rreth saj. tregoji se ditët nuk duhen trajtuar kurrë si të njëllojta. Ato mbartin peshën e tyre dhe si të tilla janë të veçanta. Bëji me dije se sa shumë e do. E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, si i ri, si i vjetër, andaj bëj të sotmen ditën që të reflektosh për çastet që të përcjellë.
Asnjëri nuk do të të mbajë mend për mendimet e tua të fshehta. Asnjeri nuk do të të kuptojë ty se sa i mirë ke qenë pa vepruar ti si i tillë.
Asnjëri nuk do t’i kuptojë ndjenjat dhe qëllimet që ti ke pasur ndaj tjetrit pa i shfaqur ato.
Asnjëri s’do të kuptojë ty për atë njeriun e mirë që ke krijuar brenda vetes. Serviri vetes tende ndenja, emocione, lumturi dhe mendime efektive çdo herë e pasi të kesh bërë këtë servirje, shërbejua dhe të tjerëve.
Çdonjëri nga ne ka nevojë për fjalë të mira sado i fortë qoftë ai.
Çdonjëri nga ne ka nevojë për mbështetje dhe siguri. Sado moskokëçarës qoftë, thellë brenda tij, dije se njeriu nuk është gjë tjetër se sa një qenie e lëkundur dhe e hallakatur, prandaj në përpjekje për t’u rregulluar thellë-thellë ka pranuar atë që i ke thënë. Sepse lumturia bazohet në veprimet virtuoze të njeriut. E njeriu i mirë, i cili është gatuar me shprehinë e të mësuarit për t’u përmirësuar, është rastësisht prodhues i lumturisë së të tjerëve. Qëllimi i jetës është të jesh dikush, të përfaqësosh diçka në mënyrë që jeta që duam të sjellë një ndryshim sado të vogël në këtë botë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.