Psikofakt

January 22, 2019 | 8:10

Nga Sheila Rexho: Single, më mirë kështu! (Mbi fenomenin “Single by 30-ies”)

Disa nga shoqet e mia më të mira janë single, single me zgjedhje, single të lumtura (të paktën kështu reflektojnë). Unë ndërkohë pyes veten, si ka mundësi, që meshkujt, ata single, që mund t’i rrethojnë, të jenë kaq “të verbër” sa për mos të vënë re këto super gocat e mia.

Sheila Rexho, bloggere, diplomuar për Marrëdhënie Publiku, Marketing, Gazetari

Sheila Rexho, bloggere, diplomuar për Marrëdhënie Publiku, Marketing, Gazetari

Me termin super nënkuptoj një femër të emancipuar, të edukuar më së miri, me background të lartë akademik, të përmbushura profesionalisht, të kulturuara, plot me vlerat më të mira njerëzore, të shëtitura, të pavarura.

Oops! Po, po, të pavarura! Harroj shpesh, se në këtë vendin tonë të vogël, pavarësia e një femre duhet parë dy herë. Ato shpesh më tregojnë përshtypje, eksperienca nga takime me stereotipe të ndryshëm meshkujsh, kështu që patjetër që një ndër ta përfshin edhe ata që “stepen” nga autonomia e një femre. Sigurisht stepen ata që realisht, nuk dinë çfarë duan, që në teori shfaqen si meshkuj europianë, por praktikisht mendësinë e kanë goxha të prapambetur. Sorry guys!

Unë jam askushi të analizoj meshkujt, por së fundmi ky fenomeni (Single by 30-ies) sikur po përhapet shumë e mua më bën çudi.  Gëzohem, sepse femrat tashmë dinë çfarë duan dhe sigurisht çfarë nuk duan…

2Ai shpreh interes të te njohë, një friend request, një aprovim, një përshëndetje, një komunikim virtual interesant, një ftesë për kafe, një prezantim live, që pasohet me një vazhdim bisede të këndshme, një përshëndetje e ngrohtë si për mbyllje takimi, e cila pasohet me ditë të tëra me telefon në dorë, me mendjen gjetkë, me buzëqeshje me veten, me bluarje mendje për t’u shprehur siç duhet, për të vijuar më pas me lënien e përshtypjeve më të mira, me mendime të bukura për tjetrin dhe me padurimin për ta ndarë këtë “njohjen” me shoqet. Por teksa ti vlon nga entuziazmi më se normal i procesit të njohjes, pala tjetër sikur bie në qetësi absolute. Ti i shkruan, pret… Jo, ende nuk ka hyrë në Whatsapp, ndoshta mund të jetë i zënë, ndoshta i ka dalë ndonjë impenjim, ti sërish i kontrollon profilin, jo vetëm të Whatsapp-it, Viber-it, por çdo profil tjetër të mediave sociale, për të kontrolluar atë, të famshmin “Last seen”.

Me dhjetëra PSE po të vërshojnë në mendje… Çfarë po ndodh? Besoj ndihesh disi e shpërfillur, s’të besohet apo jo? Po pse të të injoroje, ku gabove? Ti mendoje me perceptimin tënd, se gjërat po shkonin mirë, po ky është thjesht mendimi yt, ti ende nuk arrite ta njohësh mjaftueshëm mirë palën tjetër dhe, ndërkohë që kalojnë orë të tëra e truri yt zien nga lloj-lloj hamendësimesh, boom një mesazh nga ai. Një mesazh, i cili nuk justifikon as mos përgjigjen në kohë, as faktin që ty të duket e pasjellshme kjo formë injorimi virtuale…. Pra ai “ta la seen”.

1Në zhargonin e përditshmërisë, e kemi dëgjuar të gjithë, sa herë presim një feedback, sa herë na vonohet një përgjigje intervali seen na lë me pikëpyetje. Pra ti, që në hapat e parë të procesit të njohjes, u përballe me një surprizë të pakëndshme, por ti ende nuk ke guximin te ankohesh tek tjetri, është thjesht shumë shpejt në kohë, në konfidencat ende të pakrijuara mirë, në atë dyshimin që të bren se ndoshta po ndërhyn me pretendime boshe në hapësirat e tjetrit, duke krijuar kështu përshtypjen se ti qenke kërkuese. Ndërkohë pritshmëritë për tjetrin vijnë e bien gradualisht, simpatia zbehet, teksa ti vë re interesa të papërputhshme me të tuat, paqartësi ne ndjesitë e tjetrit, kur një dite je Princesha e ditën tjetër thjesht një e njohur e rastësishme, që është duke e ftuar të dalë për një pije.

Po ku janë këta super meshkujt? Ata single, në të 30-at e tyre, të paktën me aftësi të mira komunikimi, që në rastin se njohja nuk finalizohet në marrëdhënie, të paktën të mbetet një miqësi dashamirëse, të paktën…

Komunikimi është kaq relativ sot, por sigurisht ne do të donim, që pala tjetër të ishte po aq empatike, korrekte, njëlloj si ne, por ne jemi thjesht idealiste mbase, por edhe kur ndonjëherë tentojmë të zhvishemi sadopak nga ky fenomen, përsëri hasim në situatat kur ai është shumë i afeksionuar, por ndërkohë shumë busy, ai duket i përfshirë, por ndërkohë është i pasigurt, ai është aq inteligjent, duket kaq perfekt në çdo aspekt, por shpesh na lë Seen, ai është përmbushur profesionalisht, por ndërkohë s’duket entuziast për progresin tënd profesional, pra dhjetëra stereotipe e asnjë që t’ia vlejë për ty idealisten…

Por ndërkohë që ti shijon jetën tënde single, mos rresht kurrë se “prituri dhe kërkuari” për atë të duhurin, ashtu siç do e doje ti, në fund të fundit të bësh kompromis me idealen brenda vetes për hir të orës së moshës, është e hidhur dhe mos harro se dashuria të gjen në çdo kohë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top