Mirëqenie

October 1, 2019 | 8:15

Nga Silva Ibrahimi / Psikologjia alternative… Mirëqenia që vjen nga natyra!

Psikologjia Alternative, e quajtur ndryshe edhe procesi i të nxënit psikik përmes Lidhjes me Natyrën është një nga format më të përdorura të Psikologjisë Organike të Mirëqenies së ditëve tona.

Ju ndodh të “çliroheni si me magji” kur jeni në mjedise të gjelbëruara apo pranë një pamjeje relaksuese të detit…? Po gjatë ushtrimeve fizike? Patjetër që ju ka ndodhur! Nëse tek e para “rrënja” lidhet kryesisht me psikën shpirtërore, në të dytën është një kombinim i forcave trupore-mendore-psikosomatike. Po kaq shumë shembuj të tjerë të jetës së përditshme që e lidhin shkencën si mendim i njerëzve profesionalë për shëndetin dhe mirëqenien e qindra-mijëra të tjera.

Toka ku vendosim këmbët, qielli ku vështrojmë, uji, ajri dhe çdo element tjetër fizik është në fakt Energji Psikike. Ka njerëz që përçojnë energji pozitive (të cilësueshme në sasi energjie) dhe të tjerë që përçojnë negativitet. Qysh se prej lindjes së saj, shkenca psikologjike ka kërkuar forma me të cilat të përafrohet me energjinë pozitive të njeriut në jetën e përditshme. Nuk është fjala këtu thjesht për një zbulim të energjisë pozitive, por mirëpërdorjes së saj në funksionon të vetvetes.

Pikërisht në këtë pikë, sot më shumë se dje, po bëhen përpjekje drejt emetimit të kësaj direktive që ndan shkencën nga kategorizimi absolutist dhe e vendos atë në praktikë. Më konkretisht, po synojmë të lidhim psikologjinë me turizmin natyror, organik, mjedisor, sensorial dhe kulturor. Teknika e “tërheqjes natyrore” nënkupton përdorimin sensioral ekologjik përmes të cilës këshilluesi, psikoterapisti, mjeku apo çdo specialist tjetër i lidhur me mirëqenien e shëndetit mendor si “mësues” sjell në sipërfaqen e individit “nxënës” proceset psikologjike të thella të pavetëdijshme në mënyrë të sigurt në dijeninë e tij. Një proces që psikanaliza e quan Insight (ndriçim) dhe që në formë të stimulimit sensioral kthehet sot në iluminizëm mbi potencialet burimore të njeriut modern qoftë në jetën e tij shoqërore qoftë në zhvillimin e karrierës, botën e biznesit dhe investimit të suksesshëm, vendimmarrjes produktive apo menaxhimit dhe politikbërjes efektive.

Qëllimi është të krijohet pikërisht një sistem i standardizuar global në të cilin mësimnxënia dhe vendimmarrja të merret përmes burimeve natyrore dhe organike. Organizimi i shëtitjeve sensoriale-mendore është forma më aktuale e zhvillimit të kësaj teknike. Të dish se çfarë potencialesh ke dhe t’i përdorësh ato për të arritur objektivat e tua jetësore është padyshim një nga përpjekjet më titanike të studimit të njeriut. Marrja e vendimmarrjeve politike për rritjen e hapësirave të gjelbrave dhe kujdesi qytetar për mirëmbajtjen e ujërave është me siguri një e mirë jo vetëm publike por edhe breznore.

Kjo teknikë inovative e psikoterapisë tradicionale është në kulmin e zhvillimit të saj në vendet e zhvilluara të Perëndimit, pasi përmes saj njerëzit mësojnë rreth vetes dhe forcës së tyre kuantike për të sjellë një rritje cilësore të vetes dhe më pas mund tua transmetojnë të tjerëve këtë burim energjetik pozitiv të zhvilluar. Kjo është pika e parë e zhvillimit të kësaj teknike.

Specifikisht kjo teknikë është e zhvilluar sot në këto drejtime:

  • Psikoterapia Kuantike
  • Terapia e Natyrës
  • Terapia Ekologjike-Organike
  • Psikologjia Ekonomike dhe e Biznesit
  • Terapia e Artit
  • Terapia e Lëvizjes dhe Dansit
  • Hipnoterapia
  • Terapia e Qeshjes

Ndihmë të jashtëzakonshme në zhvillimin e këtij sistemi janë qartësisht Familja, Shkolla dhe Komuniteti. Andaj është e rëndësishme që ndryshimi të fillojë në kanalizimin qelizor e më pas në inde, organe dhe krejt sistemin. Hapja e sistemit shkollor ndaj lidhjes me natyrën dhe sidomos sistemit universitar ndaj këtyre degëve profesionale, do të rrisë me siguri cilësinë dhe peshën e psikoterapisë alternative në profilaksinë dhe trajtimin e agresivitetit, simptomave depresive, gjendjeve të dëshpërimit dhe problemeve të vetëvlerësimit, por edhe me rritjen e fuqisë së brendshme të individit për përballimin me sukses të sfidave jetësore!  Një shoqëri që njeh potencialet e veta është një shoqëri më e mirë dhe vendimmarrëse eficiente e zhvillimit të vet!

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top