Në fokus

May 15, 2018 | 9:25

Nga Silvana Bushi Uka: Kumari, loja që vret. Shenjat dhe si bëhet i mundur rehabilitimi

Shoh çdo ditë e më shumë lajme, e dëgjoj çdo ditë e më shumë mbi lojën e kumarit. Bëhet akoma më shqetësues fakti që ky virus, i cili po përparon shumë shpejt, por prek thuajse një pjesë të mirë të popullsisë, qofshin të rinj apo të moshuar, të shtresës së pasur apo të varfër…

Ç’të jetë vallë kjo lojë, shtyrje kohe apo një lloj argëtimi?!

1

Në rrjet, lojërat e fatit po lulëzojnë: ka kazino, faqe me komente të kësaj të fundit, komunitete të lojtarëve dhe forume diskutimi të dedikuara posaçërisht për entuziastët e basteve. Çudi! Gjithçka për hobi apo është sëmundje…?!

Një nga mënyrat në të cilat bixhozi mund të bëhet, është përmes kazinove. Dhe lojërat tipike kazino janë: ruletë, poker, bingo, makina slot, blackjack dhe baccarat.

Të ikësh apo të qëndrosh, kjo është dilema!

Një lojë që fillimisht duket shumë qesharake, por që është bërë burim frymëzimi madje dhe për shumë filma të Hollivudit. Njerëz që vuajnë nga fatkeqësia patologjike, të quajtur dhe bixhozxhi , karakterizohen nga pamundësia për t’i rezistuar dëshirës për të provuar lojërat në të cilat ekziston mundësia teorike për të fituar shumë, duke u përballur kështu me një rrezik relativisht të madh, por për to krejt modest.

Kjo mundësi e largët për të fituar më shumë, nxit përfshirjen e trurit në sistemin e shpërblimit në një mënyrë të ngjashme me atë që abuzon me alkoolin apo substancat e  tjera narkotike, duke siguruar ekzaltim dhe kënaqësi menjëherë.

Dhe Lojtari është i detyruar të kërkojë përsëri dhe më shpesh të njëjtën ndjenjë, me një mekanizëm që shpejt përcakton varësinë. Lojtari patologjik e njeh veten nga simptomat dhe sinjalet:

  • njeh ekzaltimin e ekzagjeruar kundrejt basteve që përfshijnë një rrezik të lartë humbjeje;
  • dinë shumë mirë që kanë një probabilitet minimal fitimi, por kanë

mendimin obsesiv të lojës, e cila bëhet një konstante e jetës së përditshme, deri në ndërhyrje me punën, interesat e zakonshme, marrëdhëniet familjare dhe shoqërore;

  • kënaqen me tendencat për të kujtuar dhe treguar për bastet e mëparshme dhe fitimet;
  • refuzojnë idenë se janë të varur nga loja;
  • refuzojnë fajin dhe depresionin pas humbjes së numrit të madh ose borxheve për shkak të lojërave të fatit;
  • kanë tendenca për të kërkuar kredi, për të shitur mallra shtëpiake ose për të kryer veprime të paligjshme për të fituar para, për të luajtur;
  • kanë të pamundur rezistencën që të mos hynë në baste dhe kanë tendencën për të gënjyer familjen dhe miqtë.

2Ka shumë shkaqe në ditët e sotme të cilat të orientojnë drejt këtyre lojërave, duke filluar nga periudhat e vështirësive dhe stresit në vendin e punës (humbja ose përkeqësimi i kushteve të punës, pushimi nga puna, dalja në pension, etj.) apo familja (divorci, zia, sëmundja e një të afërmi etj.) apo qoftë dhe një rast i fillimit të acarimit të ankthit të patrajtuar dhe i  gjendjeve depresive.

Në këto situata, bixhozi bëhet një formë e kompensimit të përkohshëm për pakënaqësi .Kjo është një zgjidhje e dukshme, por që shpejt bëhet më keq se e keqja fillestare, duke shkaktuar probleme shtesë relacionale, profesionale dhe ekonomike, si dhe përkeqësimin e mëtejshëm të jetës sociale dhe asaj psikologjike njëkohësisht. Mund të luhet me qindra mënyra, me fjalë, fantazi, ndjenja dhe para.

Loja u nevojitet për të treguar të tjerëve që kanë rezultate, kanë fat për të sfiduar të tjerët, por dhe për të shkarkuar stresin e përditshme dhe mbase për të kapërcyer problemet.

Pa e kuptuar, kjo është luajtur gjithmonë dhe secili ka lojën e tij të preferuar, por me motivime të ndryshme që varen nga karakteri, zakonet familjare, sociale, arsimi dhe vetëvlerësimi.

bixhozi

Ja tipat e individëve të varur nga kazinotë

Lojtari social e di se si të qeverisë impulset shkatërruese. E përdor këtë lojë si një aktivitet rekreativ dhe një mënyrë për t’u shoqëruar.

Lojtari problematik përdor lojën për t’u arratisur nga problemet që ka.

Lojtari patologjik për shkak të problemeve psikike, ai përdor lojën për të shkatërruar pa vetëdije veten dhe të tjerët.

Lojtari patologjik impulsiv dhe i varur nxitet nga impulse të papërmbajtshme në aktivitetin e lojës. Ai ka një gjendje mendore të ndryshme nga jopatologjikët, sepse jeton episode të akullnajave, me ndryshime në perceptimin kohor dhe gjendjet e ekstazës hipnotike.

Përveç të tjerash, lojërat janë shkaktuar nga shumë faktorë risku si për shembull në aspektin:

Biologjik me sa duket lojtarët patologjikë kanë një nivel më të ulët të serotoninës se mesatarja.

Mjedisor dhe edukativ janë njerëz të rritur në familje me probleme të veçanta ekonomike apo problemet e papunësisë, dhe me anë të lojës përpiqen të mbledhin para.

Psikologjik janë persona që përpiqen shpesh t’u tregojnë të tjerëve dhe vetes që kanë një kontroll mbi fatin dhe rastësinë.

Mund të dilni nga zakoni i lojërave të fatit, por vetëm falë ndihmës së jashtme të specialistëve si dhe njohja e problemit, të cilat janë shumë të nevojshme për të gjithë ata që luajnë. Është e vërtetë që të luash të bën të ndihesh mirë dhe të zhvillon kreativitetin, por kur loja bëhet një zëvendësues i të këqijave, ajo prodhon një varësi që duhet trajtuar patjetër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top