Këshilla & Arsye

May 24, 2018 | 8:46

Nga Silvana Bushi Uka / Pagjumësia, rezultat i stresit. Ja mënyrat për ta luftuar…

 

Është refreni i çdo mëngjesi, që kur nisim të bisedojmë me njëri-tjetrin, gjëja e parë që komentojmë është gjumi. A bëmë një gjumë të rehatshëm apo të parehatshëm; fjeta mirë apo jo fort mirë; nuk e di pse nuk më zuri gjumi, fjeta shumë pak dhe pastaj s’e di pse më doli?!… këto janë disa nga përshtypjet e njerëzve të shprehura në fraza të zakonshme çdo mëngjes.

Të gjithëve në fakt na ndodh të çohemi në mëngjes dhe ta nisim ditën jo fort të ngopur me gjumë. Madje, duam që ai mëngjesi të zgjasë edhe pak, deri sa të shkojë ora për t’u ngritur e për të filluar punën.

Gjumi është elementi më thelbësor që furnizon trupin me energji gjatë natës, dhe e mban atë në formë gjatë ditës. Jo vetëm furnizon trupin, por dhe trurin. Gjumi na ndihmon në një mirëorganizim dhe sistemim të gjërave që kemi në mendje të bëjmë gjatë një dite të caktuar,apo një sistemim të gjërave për të cilat ishim konfuz dhe të paqartë.

Pagjumësia në fakt, është një çrregullim i gjumit, i karakterizuar nga pamundësia për të fjetur, pavarësisht nga nevoja e vërtetë fiziologjike e trupit.

Pagjumësia më pas shkakton mosfunksionimin gjatë ditës, dhe sjell  simptoma të tilla si:

  • Lodhje
  • Nervozizëm
  • Irritim
  • Vështirësi në të mësuar
  • Komunikim te acaruar
  • Humbje të konsiderueshme të interesit në kryerjen e aktiviteteve të përditshme
  • Konfuzion në mendime
  • Lodhje totale të trupit

Ata që vuajnë nga pagjumësia, ankohen se nuk janë në gjendje të flenë ose të paktën, të flenë për vetëm pak orë. Ama, nëse pagjumësia do të vazhdojë për më shumë se disa net, ajo mund të bëhet ‘kronike’ dhe mund të shkaktojë dëme për shëndetin e njeriut, si fizike dhe psikologjike.

Pagjumësia më pas pasohet nga një tjetër stres, i cili ngacmon mendimet në pamundësinë për të fjetur. Mendime të tilla si: sikur të më zinte gjumi sonte do ishte mirë; po sikur të kem përsëri probleme me gjumin; po sikur të më dalë në mesnatë dhe të mos më zërë më???

Sot, pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga pagjumësia e stresit, e cila është akumuluar pas disa ditëve stresuese. Vjen dhe në ato momente kur njeriu mendon se për momentin nuk ka asgjë që i ka ndodhur. Është i qetë dhe çdo gjë shkon si duhet. Por dhe pas një ankthi të ditës vjen pagjumësia.

Ky çrregullim, në fakt, mund të paraqitet si një çrregullim reaktiv në situata specifike psiko-sociale. Mendoni për një moment që rrezikoni vendin e punës, apo keni shqetësim për shëndetin e një anëtari të familjes. Të gjitha këto janë nervozizëm i përgjithshëm, i cili krijon tension, stres e më pas sjell dhe pagjumësi.

Njerëzit e tillë kanë vështirësi në dobësimin e gjumit, në një zgjim të herët në mëngjes dhe zgjime gjatë natës.

Cilat janë mënyrat për ta luftuar pagjumësinë e shkaktuar nga ankthi apo stresi?

1. Përdorimi i çajrave bimorë –  veçanërisht në orët e mbrëmjes, për të reduktuar ankthin dhe stresin.

2. Ushtrime të cilat mund të jenë shumë efektive si në gjetjen e balancës së brendshme, edhe në reduktimin e niveleve të stresit dhe ankthit. E këshillueshme është të ecet çdo ditë për disa minuta.

3. Mendimet pozitive para fjetjes stimulojnë një gjumë të rehatshëm si dhe nuk shtojnë ndjenjën e frikës dhe ankthit për pagjumësinë.

4. Leximi i një libri deri vonë apo shikimi në TV i një emisioni interesant, i cili lodh trurin dhe stimulon gjumin më shpejt pas një dite të gjatë.

5. Përdorimi i një diete ushqimore për shembull: peshk, Omega-3 që sipas shumë studimeve sigurojnë një gjumë të ripërtërirë, përdorimi i frutave të thata si bajame dhe arra, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në tru, por edhe perimet e fruta të ndryshme si sallatë jeshile, e cila këshillohet çdo vakt të darkës para fjetjes, banane, e cila është e pasur me kalium dhe magnez si dhe një element i rëndësishëm, i cili ndikon në stimulimin e gjumit është një gotë qumësht me kanellë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top