Në fokus

February 6, 2019 | 9:38

Nga Silvana Bushi Uka: Si të dalloni shenjat tipike të abuzimit të fëmijëve me anë të sjelljes

Jetojmë në një periudhë shumë të vështirë evolucioni. Dëgjojmë çdo ditë raste mbi përdhunime dhe sidomos tek të miturit. Këto ngjarje janë traumatike dhe shumë të rënda për shoqërinë në të cilën bëjmë pjesë.

Silvana Uka (Bushi), psikologe klinike

Silvana Uka (Bushi), psikologe klinike

Përdhunimi i referohet një akti seksual të plotë, pa pëlqim, në të cilin sulmuesi depërton te femra qoftë me akt seksual, dorë, gishtërinjtë apo objekte të tjera. Përdhunimi ka një ose më shumë karakteristika:

  • mungon pëlqimi i njërit nga personat që merr pjesë në aktin seksual
  • pëlqimi merret nëpërmjet përdorimit të forcës fizike, shantazheve, mashtrimit ose kërcënimeve
  • viktima është e paaftë për të kuptuar çfarë po i ndodh
  • viktima nuk është plotësisht e ndërgjegjshme (mund të jetë në efektin e substancave te alkoolit ose drogës)
  • viktima është në gjumë ose pa ndjenja

2

Kur dëshira për të pasur marrëdhënie seksuale nuk bëhet e qartë: heshtja nuk është konsensus. Nëse pëlqimi jepet nën detyrim (fizik apo emocional), atëherë pëlqimi nuk është i lirë dhe prandaj marrëdhëniet me një person të detyruar janë një përdhunim. Nëse personi është i mitur ose ka një paaftësi të përkohshme ose të përhershme fizike ose mendore atëherë përsëri kemi të bëjmë me një përdhunim.

Po cilat mund të jenë disa sjellje tipike të abuzimit të fëmijëve?

  • prekje seksuale të çdo pjese të trupit, qoftë të mbuluar me rroba apo të zhveshura
  • marrëdhëniet me depërtimin
  • detyrimi i një fëmijë që të përfshihet në aktivitete seksuale, duke përfshirë edhe masturbimin
  • detyrimi i një fëmijë të prostituojë
  • detyrimi i një fëmije të shikojë video porno

Nga studimet që kanë bërë Burgess dhe Holmstrom (1974) ato prezantojnë sindromën e traumës së përdhunimit (RST): e cila karakterizohet nga një proces riorganizimi menjëherë pas abuzimit, dhe që ndahet në dy faza:

  1. në fazën e parë (e quajtur disorganizim), viktima manifeston simptoma të frikës, ankthit të përgjithshëm, ndjenjave të inferioritetit;
  2. në fazën e dytë, ndodh kur abuzimi nuk zbulohet ose nuk kryhet ndonjë lloj trajtimi: dhe kjo shpie në zhvillimin e çrregullimeve më të strukturuara depresive, psikosomatike, psikotike ose mund të çojë në veprime të lidhura me abuzimin e substancave alkool, drogë apo edhe në vetëvrasje.

Jo gjithmonë prindërit janë të kujdesshëm apo të vëmendshëm ndaj ndjenjave të fëmijëve të tyre. Shpeshherë prindërit i shohin si teka apo dembelizëm pasivitetin e fëmijëve të tyre për të marrë pjesë në aktivitetin e familjes. Por dhe në ato raste kur fëmija bëhet gati për të treguar për rastin, përsëri, dhe si duket janë prindërit ata që i largojnë  fëmijët drejt mostregimit, kjo për shumë arsye, lodhja, puna, frika, paragjykimi i të tjerëve apo dhe i mosbesimit që kanë te fëmijët.

1Fëmija e përdhunuar shfaq disa ndryshime të sjelljes që mund të tregojnë abuzimin seksual:

  • vajza ka frikë, në veçanti, nga disa njerëz apo disa vende
  • frika e paarsyeshme e ekzaminimit mjekësor
  • ndjenja stigmatizimi për të shprehur ato që ndjen
  • humbja e kontrollit, shpërqendrimi
  • agresivitet
  • tendencë për të vepruar;
  • sjellje e përgjithshme armiqësore ndaj miqve, të afërmve dhe prindërve;
  • konfuzion emocional;
  • konfuzion intelektual;
  • çrregullime në të ngrënë;
  • çrregullime të gjumit;
  • pasivitet dhe autonomi e ulët;
  • prirje për depresion;
  • çrregullime psikosomatike;
  • sjelljet vetëshkatërruese;
  • probleme me shkollën;

Sikur vetëm disa nga këto shenja të dalloni te fëmijët tuaj do ta shpëtoni atë nga një jetë shkatërruese që mund të krijojë për të ardhmen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top