Jetojmë në një epokë ku martesat sa vijnë e bëhen më të rralla. Pse ndodh kjo? Thua vallë të jenë shumë të kushtueshme? Thua vallë njerëzit nuk e duan më njëri-tjetrin si më parë? Apo mos ndoshta njerëzit i frikësohen këtij hapi të rëndësishëm?!
Kjo nuk do të thotë që njerëzit nuk e duan më njëri-tjetrin, por thjesht se janë më të kujdesshëm se në të kaluarën. Nuk do të thotë se martesat janë të kushtueshme, por se njerëzit mendohen gjatë deri në martesë. Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në mosmarrjen e një vendimi për martesë nga shumë persona, të rinj ose jo, dhe të tillë faktorë janë:
Siguria për të ardhmen sa vjen e rëndohet. Hyrja në botën e punës është gjithmonë më e vonuar dhe shumë e vështirë për shumë të rinj dhe të reja. Mosbesimi i të rinjve sa vjen e shtohet, dhe ata nuk ndihen gati për një veprim final. Mendimi se martesa është fundi i lumturisë, duket diçka e demonstruar ndër vite.
Numri i lartë i divorceve gjithashtu janë faktor që rrisin frikën e të rinjve për martesë. Këto janë vetëm disa nga arsyet që nxisin personat të zgjedhin forma të tjera të bashkimit, të tilla si bashkëjetesa.
Si duhet të veprojmë? A jemi apo jo gati për një hap final, apo më mirë, të lidhur dhe më të lirë në çdo aspekt? Këto janë pyetje e bashkë me to dhe shumë pyetje dhe frikëra të tjera për të mos shkuar drejt martesës.
Po përse martesa?
Së pari, martesa mbetet institucioni më i plotë nga këndvështrimi i rregullimit të efekteve juridike që rezultojnë nga bashkimi i dy personave: ata që martohen, vendosin të ndajnë plotësisht jetën e tyre me atë të bashkëshortit, jo vetëm në efektet ekonomike, por dhe në ato morale. Sipas Kodit Civil, në martesë, burri dhe gruaja marrin të njëjtat të drejta dhe detyra. Në një martesë, çifti ka ndërmjet tyre:
detyrim reciprok
besnikëri
asistencë morale dhe materiale
bashkëpunim në interes të familjes
ekonomi të përbashkët
pasuri të barabartë
Në një martesë, bashkëshortët nuk mund të braktisin njëri-tjetrin në mënyrë të pajustifikuar. Në martesë, çifti fiton një status zyrtar. Ai dallohet nga komuniteti dhe njihet si i tillë. Kjo, në njëfarë mënyre i jep gjithashtu dhe një qetësi në nivelin psikologjik, sepse çifti ndjen:
Përkatësinë e njëri-tjetrit, bashkimin në një bërthamë të vetme që është familja. Ky kalim gjithashtu nga çift në bashkëshortë pasqyrohet menjëherë në nivel shoqëror, sepse celebrimi është një dokument zyrtar publik, duke përfshirë këtu dhe indikacione të tilla si unaza e martesës për shembull, problem që sot shumë të rinj meshkuj e kanë. Gjithashtu, celebrimi ndikon në mënyrë të pashmangshme në ndërveprimin shoqëror.
Po përse bashkëjetesë?
Ndërkohë, në bashkëjetesë, çifti është i heshtur dhe çdo gjë mbetet brenda çiftit. Nga pikëpamja psikologjike, edhe partnerët bashkëjetues njohin një sërë rregullash të përbashkëta shoqërore që janë të njëjta si një marrëdhënie bashkëshortore. Në praktikë, të dy partnerët në mënyrë spontane ia atribuojnë dhe marrin të drejtat dhe detyrat që lejojnë “funksionimin” e mirë të lidhjes së tyre. Në rastin e bashkëjetesës, statusi i një çifti sanksionohet në formë private. Në një çift, në bashkëjetesë, partnerët nuk marrin përsipër përgjegjësi të cilat ata nuk mund t’i bëjnë të tilla si:
Të ndajnë ekonominë
Të ndajnë pasurinë
Të kenë detyrimet reciproke
Të jenë të barabartë
Nuk ndihen të “mbytur” dhe të privuar nga hapësirat e tyre personale. Në një bashkëjetesë partnerët mund të mos kenë ndjesi për njëri-tjetrin, por mund të qëndrojnë bashkë për interesa të përbashkëta, gjë e cila aplikohet shumë në ditët e sotme si për shembull:
Të kenë vetëm tërheqje fizike
Të ndjejnë praninë e një partneri
Të ndajnë qiranë e shtëpisë me njëri-tjetrin në pamundësi për ta paguar të vetëm, etj.
Edhe pse të dyja format e bashkimit të një çifti ka të mirat dhe të këqijat, përsëri dilema mbetet “martesë apo bashkëjetesë?”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.