Mirëqenie

July 5, 2019 | 9:15

Nga stresi tek shikimi… këto janë problemet që zgjidh konsumimi i përditshëm i qumështit

Për shkak të vetive të tij ushqyese, përmban një numër të konsiderueshëm vitaminash për të cilat trupi ynë ka shumë nevojë si: kalcium, yndyrna, proteina, vitamina D, etj. Mjekët këshillojnë që konsumimi i qumështit të jetë i përditshëm, edhe pse shumë njerëz nuk e pëlqejnë atë. Më poshtë ju rendisim disa nga efektet pozitive që sjell në organizmin tonë konsumimi i qumështit.

Së pari,qumështi rregullon shikimin, pasi është një burim i vitaminës A dhe B12, të cilat janë të dobishme për sytë. Për këtë arsye, fëmijët dhe jo vetëm, duhet të pinë qumësht rregullisht për të përmirësuar shikimin.

Së dyti, vitamina D në qumësht ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Bakteret e pranishme në qumështin organik janë gjithashtu të dobishme për sistemin imunitar dhe ndihmojnë në reduktimin e alergjive. Proteina e hirrës, e gjetur në qumësht, përmban beta-glukanë dhe imunoglobulina, që lufton kundër të ftohtit dhe gripit dhe ndihmon trupin në procesin e detoksifikimit natyror.

Së treti, qumështi përmirëson inteligjencën, kjo pasi qumështi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e trurit tek fëmijët për shkak të pranisë së yndyrës së shëndetshme. Ai gjithashtu ndihmon në mbështetjen e formimit të neuroneve tek fëmijët. Prania e magnezit në qumësht përmirëson inteligjencën tek fëmijët, ndërsa tek të rriturit pengon harresën.

Gjithashtu, konsumimi i qumështit forcon dhëmbët. Qumështi ndihmon në mbrojtjen e sipërfaqes së smaltit të dhëmbëve, duke i mbajtur ata të shëndetshëm dhe në rritje. Eliminon efektin e dëmshëm që uji i gazuar dhe acidet e pranishme në ushqim kanë dhe ndihmon në mbrojtjen e tyre nga prishja. Kalciumi mban kockën e nofullës të fortë dhe të shëndetshme.

Të kesh kocka të shëndetshme është shumë e rëndësishme pasi ato sigurojnë një strukturë në trupin tonë, mbrojnë organet tona dhe ruajnë kalcium. Me moshën, ato bëhen të dobëta për shkak të humbjes së kalciumit nëpërmjet urinës. Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit dhe një bollëk të vitaminës D, të cilat janë thelbësore për rritjen e kockave dhe forcimin e tyre. Dendësia minerale e kockave dhe lënda e tyre varen nga përmbajtja e kalciumit të trupit. Njerëzit me mangësi të vitaminës D duhet të pinë qumësht të fortifikuar.

Së fundmi, mund të themi se qumështi, është ilaçi i një prej probleme më të mëdha që hasim përditë, siç është stresi. Trupi juaj do të fillojë të ndihet i qetë me vetëm një gotë qumësht të vakët, pas një dite të lodhshme. Ai lehtëson nervat dhe muskujt e lodhur. Vitamina B12 e pranishme në qumësht është vërtet e mirë për indet nervore. Por nuk duhet të harrojmë faktin se një gjumë i mirë është shumë i rëndësishëm, pasi gjatë kësaj kohe trupi ynë riparon dhe rikthen energjitë.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top