Odisea, lufta e dytë e kthimit në shtëpi
Pas Luftës së Trojës, Odisea fillon udhëtimin e tij të kthimit në Itakë. Ai i mbijeton takimeve me sirenat dhe banorëve të ishullit, duke treguar përballjen me sfidën e tij të fundit, atë të kthimit në shtëpi. Poema epike e Homerit tregon gjendjen e ushtarëve kur konfliktet mbarojnë. Nëse “Iliada” tregon luftën që zhvillohet në fushën e betejës larg shtëpisë, “Odisea” tregon një luftë tjetër, luftën e mbërritjes në shtëpi.
Ka disa mësime të vërteta tek “Odisea”. Edhe në antikitet, ideja e riintegrimit të ushtarëve, ishte një çështje me rëndësi. “Odisea” është një poemë e përkryer për të shpjeguar PTSD. Tek Odisea shfaqen simptomat e PTSD si: mosbesim, nervozizëm, shpërthime, shmangie. Odisea ka humbur shumë shokë të ekuipazhit. Nuk i pëlqen që të flasë për luftën, madje qan kur shokët këndojnë këngën e luftës për Trojën. Qëndrimi 7 vjet me nimfën Kalipso ka shërbyer si një shërim dhe çlodhje, ku i është krijuar një mjedis i sigurt për t’u shëruar nga plagët fizike dhe emocionale. Por përsëri, Odisea ka ndjenjën e mosbesimit kur Kalipso do e lëshonte.
Rruga e Odisesë për t’u rikthyer në shtëpi, është odiseja që kalojnë luftëtarët. Gjatë rrugës së kthimit, Odisea tërheq ekuipazhin në një ishull ku banorët fshijnë kujtesën dhe marrin kënaqësi nga zambaku i ujit. Kjo është metaforë për drogën, alkoolin, që shumë veteranë lufte e bëjnë për të harruar dhimbjen. Gjatë dëgjimit të këngëve të sirenave, është ekuipazhi i tij që e godet dhe e tërheq. Kjo është metaforë për vetëshkatërrim, ide vetëvrasëse, kur dhimbja është e papërballueshme.
Kur Odisea arrin në shtëpi, e shoqja nuk e njeh. Është transformimi që pësojnë luftëtarët dhe nuk njihen më as nga të afërmit e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.