Dihet që ngrënia e shumë frutave dhe perimeve është shumë e mirë për shëndetin. Sidoqoftë, duhet të theksohet se ka disa fruta që janë më të pasura me veti të dobishme krahasuar me të tjerat. A e dini cili është fruti më i mirë në botë, sipas mjekëve? Hurmat arabe. Këto të fundit kanë fuqinë për të lehtësuar dhe parandaluar probleme të shumta shëndetësore si kolesterol, hipertension, goditje në tru dhe sulm në zemër.
Zbulimi i vetive të hurmave arabe, frutit më të mirë në botë
Shtimi i hurmave arabe në dietën tuaj do të përshpejtojë metabolizmin dhe do të dhurojë 8 përfitime të tjera për trupin tonë:
Nëse vuani nga anemia ose jeni shtatzënë, duke ngrënë 100 gram hurma, konsumoni dozën e rekomanduar ditore të hekurit.
Parandalon diarrenë: duke qenë i pasur me kalium, ajo rigjeneron florën e zorrëve dhe parandalon diarrenë.
Kapsllëku: nëse vuani nga kapsllëku, mund ta ndaloni atë duke lënë disa hurma në një gotë me ujë gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes pini ujin dhe do të përfitoni nga vetitë laksative të tyre.
Kontrolli i peshës trupore: ngrënia e hurmave arabe esëll në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyeshme për të shmangur akumulimin e yndyrës së tepërt. Sidoqoftë, mos e teproni me konsumimin e tyre pasi ato përmbajnë shumë sheqer.
Rregullon nivelin e kolesterolit, pastron enët e gjakut dhe parandalon mpiksjen e gjakut.
Forcon zemrën: për ta bërë zemrën tuaj më të fortë, konsumoni një smoothie me hurma arabe.
Rregullon presionin e gjakut: nëse keni presion të lartë gjaku, shtoni hurma arabe në dietën tuaj pasi ato janë të pasura me kalium dhe natrium.
Parandalon goditjen: kaliumi përmirëson shëndetin e sistemit nervor dhe për këtë arsye zvogëlon rrezikun e goditjes në tru.
Burimi / https://www.dididonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.