Mirëqenie

April 5, 2019 | 9:00

Nga ulja e rrezikut të sulmit në tru deri tek kurimi i anemisë, këto janë përfitimet që merrni nga konsumimi i hurmave arabe

Hurmat janë prej ushqimeve më të shëndetshme në planet, ndërkaq lista e mënyrave se si ato e përmirësojnë shëndetin tonë është e pafundme.

100 gramë hurma përmbajnë:

  • Kalori: 277
  • Karbohidrate: 75 gramë
  • Fibra: 7 gramë
  • Proteina: 2 gramë
  • Kalium: 20% të sasisë së rekomanduar ditore
  • Magnez: 14% të sasisë së rekomanduar ditore
  • Hekur: 55 të sasisë së rekomanduar ditore
  • Vitaminë B6: 12% të sasisë së rekomanduar ditore, etj.

Hurmat po ashtu janë të mbushura me antioksidues, siç janë flavanoidet, karotenoidet, acidi felonik, etj. Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa prej përfitimeve shëndetësore që na sjell konsumimi i hurmave:

– Hurmat janë të pasura me kalium, i cili ul rrezikun e sulmit në tru deri në 40% dhe përmirëson funksionin e sistemit nervor.

– Përmbajtja e lartë e fosforit po ashtu përmirëson funksionin e trurit.

– Hurmat janë të mbushura me kalcium i cili përmirëson florën intestinale dhe trajton diarrenë në mënyrë efikase.

– Hurmat janë të mbushura me fibra, prandaj përmirësojnë procesin tretës dhe e shtypin oreksin.

– Duke qenë një prej burimeve më të pasura të hekurit, hurmat janë të shkëlqyeshme për trajtimin e anemisë dhe për rritjen e rrjedhës së oksigjenit në tru.

– Përmbajtja e lartë e magnezit, zgjeron enët e gjakut, ndikon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut.

– Hurmat detoksifikojnë trupin, lirojnë kapsllëkun, shpejtojnë metabolizmin, etj.

– Hurmat janë të mira edhe gjatë shtatzënisë sepse lehtësojnë dhimbjet, zvogëlojnë gjakderdhjen, lehtësojnë procesin e lindjes dhe parandalojnë depresionin pas-lindjes.

– Hurmat krijojnë ndjenjën se jeni ngopur me ushqim dhe rrjedhimisht ndihmojnë në humbje peshe.

 

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top