Na fal që nuk mundëm të të shpëtonim dot nga kthetrat e këtij realiteti të trishtë. Na fal që britmat e tua të heshtura, ne ishim shumë shurdhë për ti dëgjuar.
Na fal Adela që nuk e krijuam një shoqëri ku ti të jetoje me dinjitet si të gjithë moshatarët e tu. Na fal Adela që koha jote u ndal atëherë kur duhej të vraponte. Është faji ynë, i gjithsecilit prej nesh. Ti ke ikur Adela po ti do të jetosh në ndërgjegjen tonë. Në ndërgjegjen e atyre që nuk i dëgjojnë këto këmbana që buçasin për ndihmë. Është faji i atyre që luftojnë në beteja bosh, ndërkohë që lufta e vërtetë bëhet në shtëpitë e njerëzve të thjeshtë.
Ne e humbëm luftën me ty Adela, se të humbëm ty. Në vend që të ishe duke jetuar ditët e tua më të bukura, ti u ktheve në një mësim për ne Adela. Në një këmbanë alarmi, për ata që kanë veshë. Kjo shoqëri nuk ka vdekur. Ne nuk mund të lejojmë të humbim Adela të tjera në mesin tonë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.