Simbolika sociale: Pirja e duhanit historikisht ka qenë e lidhur me tiparet mashkullore, por më vonë u kthye në një shenjë të liberalizimit dhe të drejtës së femrave (vitet ’60). Legjislacioni që ndalon duhanpirjen në ambiente publike në Europë, USA dhe Shqipëri.
Media ka qenë e suksesshme në ndryshimin e qëndrimeve ndaj duhanit, por individi jo vetëm duhet të informohet për efektet negative të tij, por të besojë se përfitimet nga lënia e duhanit janë të mëdha dhe se ai ka aftësinë ta lërë vërtet duhanin (vetë-efikasitet të lartë).
LLOJET E TRAJTIMIT PËR LËNIEN E DUHANIT
1.Çamcakëz ose ankeplast nicotine varësia nga nikotina, e shoqëruar me teknika të tjera terapeutike.
2.Terapia e neveritjes: shoqërimi i pirjes së duhanit me një stimul negativ (neveri).
3.Pirja e duhanit e fokusuar: pirësi i duhanit vendoset në një dhomë me ajër të ndotur dhe përqendrohet tek efektet negative të çdo cigareje që thith (pak e përdorshme kohët e fundit)
4.Kushtëzimi klasik dhe operant/Kushtëzim klasik: Në një ndërhyrje, duhanpirësve u është dhënë një alarm, i cili bie në momentin që ata duhet të pinë duhan. Kur sjellja bëhet tërësisht e kushtëzuar nga sinjali, heqja e sinjalit nënkupton fundin e duhanpirjes. Efektive në kohë të shkurtër, por jo në mbajtjen e sjelljes (relapse të shpejtë).
5.Motivacioni për lënien e duhanit: Një PSE për ndryshimin e sjelljes! Shemb pasojat e këqija të vazhdimit të pirjes dhe efektet pozitive për lënien e tij.
6.Marrja e vendimit dhe planifikimi: Individi planifikon konkretisht kohën dhe programin e lënies së duhanit.
7.Drejtimi i sjelljes për heqjen dorë: Teknikat e sjelljes si vetëmonitorim, vetëshpërblim, procedura neveritëse, trajtim relaksues, mbështetje sociale. Përkrahja nga ambienti social është teje e rëndësishme. Individi duhet gjithashtu të pajiset me aftësi për të përballuar pasojat negative të abstinencës. Trajtimet janë më tepër efektive për duhanpirësit e lehtë. Përkrahja sociale është një nga elementet bazë për ndryshim.
Ndërhyrjet e influencës sociale (adoleshentët)
1.Role-play vaksinimin ndaj nisjes së duhanit: Si t’i rezistojnë influencave sociale!
2.Shumica e adoleshentëve e dinë rrezikshmërinë e duhanit dhe megjithatë vazhdojnë ta pinë. Ndërhyrja duhet të fokusohet tek efektet negative afatshkurtra dhe jo afatgjata.
3.Imazhi i jopirësit duhet të shfaqet pozitivisht, pirja pasive është tejet e dëmshme për shëndetin (studime mbi gratë apo fëmijët e duhanpirësve). Rritja e çmimit gjithashtu është sugjeruar si strategji për uljen e duhanpirësve.
Së fundmi, nismat individuale si rregulloret e brendshme për ndalimin e duhanit nëpër institucione private kanë luajtur gjithashtu rolin e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.