Çrregullimet e shëndetit mendor te fëmijët dhe të rinjtë shkaktohen nga biologjia dhe mjedisi, ose kombinimi i të dyjave. Shembujt e faktorëve biologjikë janë gjenetikë, zhbalancimet kimike në trup dhe dëmtimet në sistemin nervor qendror, si lëndimi apo dëmtimet në kokë etj. Shumë faktorë mjedisorë mund të ndikojnë në shëndetin mendor, duke përfshirë ekspozimin ndaj dhunës, stresin ekstrem dhe humbjen e një personi të rëndësishëm. Nuk ka një provë që përfundimisht të tregojë se dikush ka një sëmundje mendore. Prandaj, praktikuesit e kujdesit shëndetësor diagnostifikojnë çrregullime mendore me grumbullimin, familjen dhe informacionin e plotë mendor-shëndetësor-mjekësor.
Sëmundjet mendore referohen tek të gjitha çrregullimet mendore të diagnostikueshme dhe karakterizohen nga anomalitë në të menduarit, ndjenjat apo sjelljet. Disa nga llojet më të zakonshme të sëmundjeve mendore përfshijnë ankthin, depresionin, neurozat, sjelljet dhe çrregullime me bazë abuzimin.
Nuk ka asnjë arsye të vetme për sëmundjet mendore
Përkundrazi, sëmundjet mendore janë rezultat i një grupi kompleks faktorësh gjenetikë, psikologjikë e mjedisorë. Ndërsa të gjithë provojmë trishtimin, ankthin, nervozizmin dhe luhatjet e humorit kohë pas kohe, gatishmëria, mendimet, sjelljet apo përdorimi i substancave që ndërveprojnë me aftësitë e një personi për të funksionuar mirë fizikisht, shoqërisht, në punë, shkollë apo në shtëpi, janë karakteristika të sëmundjes mendore.
Një pyetje e shpeshtë në lidhje me sëmundjet mendore ka të bëjë me: A janë të trashëguara?
Shumica e çrregullimeve mendore nuk kalohen nga një brez në tjetrin gjenetikisht, dhe kjo nuk është arsyeja e vetme. Përkundrazi, çrregullime të tilla janë rezultat i një grupi kompleks faktorësh gjenetikë, psikologjikë dhe mjedisorë. Gjenetikisht, nuk duket të jetë një predispozitë gjenetike për zhvillimin e një sëmundjeje mendore. Çdo gjë, që nga gjendja shpirtërore, sjellja, zhvillimi dhe çrregullimet e mendimit, besohet se rrezikohen gjenetikisht për zhvillimin e gjendjes. Nga disa studime të bëra, është zbuluar se çrregullimet mendore identifikohen te një në pesë fëmijë dhe adoleshentët e prekur, mund të kërkojnë një trajtim më të veçantë. Të rinjtë që përjetojnë frikë të tepruar, shqetësim apo ankth mund të kenë çrregullim ankthi. “Ankthi është ndër më të zakonshmit te çrregullimet në moshën e fëmijërisë. Sipas një studimi nga (U.S. Department of Health and Human Services, 1999) te moshat 9-17-vjeçare, në çdo 100 të rinj vihet re një çrregullim ankthi, si dhe 8 në 100 adoleshentë mund të preken nga depresioni madhor.
Çfarë është trajtimi për një problem të shëndetit mendor?
Pra si t’i parandalojmë? Psikoterapia (të folurit në terapi) zakonisht konsiderohet në rend të parë, të kujdesit për të ndihmuar një person me sëmundje mendore. Kjo është një pjesë e rëndësishme për të ndihmuar individët me çrregullime mendore për të arritur nivelin më të lartë të funksionimit që jetë e mundur ai funksionim. Prandaj, këto ndërhyrje janë parë si një terapi profesionale. Ndërsa mjekimi mund të jetë mjaft i dobishëm në zbutjen dhe parandalimin e shenjave të dukshme për shumë kushte psikiatrike. Ata nuk janë të adresuar në shumë çështje komplekse sociale dhe psikologjike, të cilat mund të luajnë një rol të madh në mënyrën sesi personi i tillë, funksionet mund t’i kryejë normalisht në punë, në shtëpi dhe në marrëdhëniet personale. Të rinjtë mund të kenë probleme mendore, emocionale dhe të sjelljes, të cilat janë reale, të dhimbshme dhe të kushtueshme. Këto probleme, shpesh janë cilësuar si “çrregullime”. Ato janë burime stresi te fëmijët dhe familjet e tyre, shkollat dhe komunitetet.
Sistemet e monitorimit janë një element i rëndësishëm i përpjekjeve për të promovuar shëndetin mendor, për të parandaluar dhe trajtuar probleme të shëndetit mendor. Përpjekjet janë për të promovuar një adoleshencë të shëndetshme, me themele të sigurta dhe garantuese për të ardhmen.
Më e lehtë dhe më mirë të parandalojmë sesa të kurojmë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.