Këshilla & Arsye

April 2, 2018 | 8:32

Nga Valentina Telhaj: Efektet e terapisë së hershme te fëmijët me aftësi të kufizuar

 

Të gjithë studiuesit kanë vlerësuar që, ndërhyrja e hershme te fëmijët me aftësi të kufizuar ka efekte pozitive për zhvillimin dhe integrimin e tyre në shoqëri. Për t’ju përgjigjur nevojave të fëmijës, ndërhyrja  e hershme mbështetet në metodën psiko-dinamike me elementët e saj si: nevojat psikologjike, nevojat afektive dhe zhvillimin psikomotor të fëmijës. Kjo metodë kërkon gjithashtu edhe disa qëndrime të prindërve, ndjenjat,  emocionet e tyre dhe faktorë të tjerë si: rrjetet e ndryshme të shërbimeve.

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

Psikologjia, që nga Gesel, Piaget, Bloom, ka treguar një rëndësi që në vitet e para të jetës së fëmijës në zhvillimin e tij kognitiv, gjuhësor, shqiso-motor dhe afektiv. Stimulimi i pakët që u bëhet fëmijëve gjatë periudhës së fëmijërisë së hershme, mund të çojë në mungesa të pariparueshme, si në aspektin afektiv ashtu dhe në aspektin kognitiv. Kjo ndërhyrje konceptohet si një përpjekje sistematike dhe e planifikuar veprimesh mbi faktorët e përvojës individuale dhe ato mjedisore e sidomos në vitet e para të jetës. Ndërhyrja e hershme duhet të futet në kuadrin e filozofisë së vlerësimit të roleve sociale dhe të integrimit shoqëror.

autismQë të nxitet zhvillimi psikomotor i fëmijës, është e rëndësishme të përcaktohet në fillim një profil zhvillimi në lidhje me aspekte të ndryshme si: motorikën, gjuhën e folur, autonominë dhe futjen në shoqëri. Përdorimi dhe kombinimi i tyre ndihmon në disa nevoja të fëmijës si dhe në përpilimin e programeve të veprimtarive.

Procesi i të nxënit mund të arrihet nëpërmjet disa etapave:

Etapa e parë: Të kuptuarit/imituarit

 Informacioni arrin në tru dhe regjistrohet aty.

 Mjetet që përdoren:

 -Shqisat (të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të shijuarit, të prekurit)

 -Nervat aferente (nerva që përçojnë informacionin drejt qendrës nervore)

Etapa e dytë: Integrimi

Informacioni klasifikohet, regjistrohet dhe kuptohet

Etapa e tretë: Ruajtja

Informacioni ruhet në memorie, që mund të përdoret përsëri. Memorizimi afatshkurtër ose afatgjatë, etj.
nena

Folu butësisht fëmijëve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde. Gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!(Nënë Tereza)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top