Mirëqenie

May 24, 2017 | 10:07

Nga Valentina Telhaj: Format e trajtimit të obezitetit? Si trajtohen individët mbipeshë

“Obeziteti ndodh atëherë kur grumbullohen yndyrat e tepërta në trup. Obeziteti është faktor risku për sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë të gjakut, diabetin, kancerin.

obesity1

Faktorët që shpjegojnë obezitetin është historia familjare.

MSc.Valentina Telhaj Psikologe Këshillimi / Terapiste EMDR niveli I

MSc.Valentina Telhaj Psikologe Këshillimi / Terapiste EMDR niveli I

  • Nëna mbipeshë – fëmijë mbipeshë, influenca biologjike, metabolizmi i ulët. Mungesa e aktiviteteve sportive, lloji i ushqimit që konsumohet. Kultura e vakteve. Aktiviteti sportiv në ambiente shkollore, depresioni, ankthi. Statusi socio-ekonomik.
  • Trajtimi i obeziteti: dietat (Biznes dhe profesion më vete: Me mijëra lloje të ndryshme), mirëpo kjo ka funksion të përkohshëm, sepse individi mund të rifitojë përsëri peshë. Mund të çojë në çrregullime të ushqyerjes, bulimi. Një tjetër trajtim është kirurgjia (heqja e dhjamit, ngushtimi i stomakut (kirurgjia përdoret në raste ekstreme ku rrezikohet humbja e jetës 50-60 kg mbipeshë me rrezikshmëri për jetën).
  • Substancat kimike – humbje të mëdha dhe të shpejta të peshës, por si pasojë dëmtim të organeve të brendshme, lëkura e rrudhur) jo diçka e mirë sidomos për femrat. Ndërsa të ushqyerit e shëndetshëm, paraqet një stil jete më jetëgjatë. Individi edukohet për mënyrën e të ushqyerit, sasinë, cilësinë deri te koha e ushqyerjes dhe mënyra e përtypjes, kjo paraqet një kulturë familjare. Si trajtim në mënyra të shumta, individi e monitoron se çfarë ha, ku, si dhe sa. Identifikon ushqimet me kalori të shumta dhe yndyrore që mund të sjellin dëme atij.
  • Mësimi i sjelljeve të reja: Hanë në një kohë dhe në një vend të caktuar, të përtypin mirë ushqimin para kapërditjes. Zhvillimi i vetëkontrollit. Pjesëmarrja në aktivitete fizike. Parandalimi mbetet forma më e mirë, që janë efektive, informimi i personave (pesha normale, ushqimi, vaktet, cilësia). Në vendet e punës, drejtuesit kërkojnë punëtorë të shëndetshëm, prandaj programi për humbjen e peshës është i përhapur gjerësish. Korporata të cilat paguajnë për punonjësit e tyre ndjekjen e programeve të tilla, programet komerciale dhe klinikat për humbjen e peshës, po bëhen gjithmonë e më popullore dhe shumë prej tyre kanë efektivitet. Një mendje e shëndetshme në trup të shëndetshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top