Mirëqenie

April 23, 2018 | 8:45

Nga Valentina Telhaj: Koncepti i mirëqenies psikologjike

Gjatë gjithë historisë njerëzore, kuptimet normative të mirëqenies kanë përcaktuar karakteristikat e veçanta të njeriut dhe cilësitë e dëshiruara dhe të denja për t’u ndjekur apo për rivalitet (Taylor, 1989). Kuptime të tilla normative janë të përfaqësuar nga filozofitë tradicionale dhe besimet fetare, që shpesh theksojnë kultivimin e disa virtyteve (Diener, 1984).

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

Në shoqërinë bashkëkohore perëndimore, këto norma janë dhënë kryesisht nga filozofitë e mirëqenies psikologjike. Mirëqenia psikologjike është ndër idetë më qendrore në këshillim. Ajo luan një rol vendimtar në teoritë e personalitetit dhe të zhvillimit në saktësinë dhe formën e aplikuar. Ajo siguron një bazë nga e cila vlerësohet psikopatologjia, shërben si një udhëzues për punën klinike duke ndihmuar këshilluesin të përcaktojë për klientët drejtimin që mund të marrin për të lehtësuar ankthin dhe për të gjetur përmbushjen, qëllim dhe kuptim si dhe informon qëllimet dhe objektivat për ndërhyrjet këshilluese (Christopher, 1999).

woman-sad-to-happy-fbPsikologët dhe profesionistët e shëndetit (Campbell, 1981, Deci dhe Ryan, 2008) kanë studiuar mirëqenien gjerësisht. Ndërsa dimensionet e dallueshme të mirëqenies janë debatuar, cilësia e përgjithshme e mirëqenies i referohet funksionimit optimal psikologjike dhe përvojës. Dy traditat e gjera psikologjike kanë qenë historikisht të përdorura për të shqyrtuar mirëqenien. Eudaimanic, që rrjedh nga filozofia antike greke sidomos nga puna e Aristotelit dhe më vonë e përkrahur nga të tjerë. Masat Eudaimanic theksojnë “lulëzimin human” fjalë për fjalë (mirëqenia apo të mirat) dhe Daimonia (demon ose drejtues) dhe veprim i virtytshëm, i cili është argumentuar se, jo gjithmonë është në harmoni me lumturinë apo kënaqësinë, por për të pasqyruar një grup më të gjerë dhe vendosjen e nevojave të ndryshme.

Masat hedonike ndjekin kriteret e maksimizimit të kënaqësisë, duke iu shmangur dhimbjes dhe një qasje që daton në filozofinë e lashtë greke që gjendet më vonë e shprehur në punën e Bentham dhe pasuesve të tij (Efait 2007). Ryff dhe Singer (1998) përcaktojnë eudaimonia si “ideja e përpjekjes drejt përsosmërisë në bazë të potencialit unik të dikuj”.

Mënyra hedonike barazon mirëqenien me lumturinë dhe është funksionalizuar shpesh si ekuilibër mes ndikimeve pozitive dhe negative (Ryan dhe Deci, 2001). Perspektiva eudaimonic, nga ana tjetër, vlerëson se sa mirë njerëzit jetojnë në lidhje me veten e tyre të vërtetë (Waterman, Schwartz, dhe Conti, 2008; Ryff, 1989). Nuk ka një masë standarde ose e pranuar gjerësisht nga hedonik ose eudaimonic për mirëqenien, edhe pse instrumentet e përdorura zakonisht përfshijnë bilancin bradburn të ndikimeve, Indeksin e kënaqësisë gjatë jetës, shkallën Ryff për mirëqenien psikologjike, Indeksin Neugarten të kënaqësisë gjatë jetës, shkallën Rosenberg të vetëbesimit, dhe një shumëllojshmëri të instrumenteve të depresionit ( Ryan dhe Deci, 2001).

Vitet e fundit kanë dëshmuar një ndryshim zhvillues në literaturën kërkimore nga theksi mbi çrregullimin dhe mosfunksionim në një fokus mbi mirëqenien dhe shëndetin pozitiv mendor. Ky ndryshim i parashikuar ka qenë veçanërisht i shquar në studimet aktuale psikologjike, por ka kapur edhe vëmendjen e epidemiologëve, shkencëtarëve socialë, ekonomistëve dhe politikëbërësve (Huppert, 2005). Kjo perspektivë pozitive është e sanksionuar edhe në Kushtetutën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku shëndeti është përcaktuar si “një gjendje e plotë fizike, mendore dhe mirëqenie sociale dhe jo thjesht mungesa e sëmundjes ose dobësisë” (OBSH, 1948).

Kohët e fundit OBSH ka përcaktuar shëndetin pozitiv mendor si një gjendje e mirëqenies në të cilën individi realizon aftësitë e tij ose të saj, mund të përballet me streset normale të jetës, mund të punojë në mënyrë produktive dhe të frytshme, dhe është në gjendje të japë një kontribut për komunitetin e tij.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top