Në fokus

March 31, 2017 | 11:28

Nga Valentina Telhaj / Shopping-u, varësi apo kënaqësi?

Kënaqësia e të blerit, në zhargonin e përditshëm ka marrë emërtimin “shopping mania”. Konsumizmi i ditëve të sotme, vështirë të përcaktohet nëse është blerje krejt normale apo patologjike. Një përgjigje e shpejtë do të ishte se, shopping kompulsiv, mund të kuptohet ndryshe si një mekanizëm mbrojtës ndaj përjetimeve dhe ndjenjave të dhimbshme. Sidomos për shkak të marrëdhënieve, kjo varësi na mbron po ashtu nga një imazh i dobët për veten dhe nga rreziku i përhershëm i të braktisurit. 

Nga MSc.Valentina Telhaj. Psikologe këshillimi/terapiste EMDR niveli I

Nga MSc.Valentina Telhaj. Psikologe këshillimi/terapiste EMDR niveli I

Njerëzit dallohen nga nivele të ndryshme kënaqësie, të cilat në gjuhën e përditshme përcaktohen si “patologjike”. Pra, kur priresh të blesh na pangopësi, shpenzimi të eksiton, të qetëson, si të bësh “dashuri” me produktin. Vjen pyetja. Si janë zhvilluar në kohë patologji të tilla sociale? Thjeshtë nga tregu i shtuar, ekonomia e avancuar apo niveli i jetesës, të cilin mund ta sigurojmë. Më së shumti këtë “sëmundje” e zotërojnë dhe e zbatojnë gjinia femërore, ku individi nuk i reziston dot impulsit për të blerë, pavarësisht nëse është i domosdoshëm apo jo dhe shpeshherë, edhe në mungesë të mundësive financiare. Si pasojë, shfaqet sjellja e varësisë, e cila të çon në karakteristikën e këtij çrregullimi, i cili duket se rritet ashtu sikurse edhe problemet e tjera, pra thjesht përsëritet e përsëritet.  Subjektet që e shfaqin këtë çrregullim, kryesisht femrat e reja, fillimisht blejnë për kënaqësinë që u sjell një veshje apo një objekt i ri, më pas këtë kënaqësi, pak nga pak e shoqërojnë me një gjendje tensioni gjithnjë në rritje dhe me dëshirën për të bërë blerje të pafrenueshme. Shqetësimi apo impulsi si sjellje e të shpenzuarit pa kriter, sjell përjetimin e ndjesive të parezistueshme, të cilat ndërhyjnë me forcë apo pa kuptim fare. Kjo mënyrë sjelljeje ndërhyn në funksionimin social të vetë individit, duke shkaktuar njëherësh probleme financiare (borxhe ose falimentim).

shop

Varësia ndaj blerjes, edhe pse trajtohet si problem mendor, shfaqet si gjendje e shkaktuar nga ndryshimet e vazhdueshme në funksionimin mendor. Një përvojë emocionale mund të shërbejë për të prodhuar kënaqësi dhe sjellje të atilla derisa të krijojë varësi. Ndërhyrja terapeutike synon rritjen e vlerësimit për veten, eksplorimin e frikërave, ndjesinë e boshllëkut dhe paqëndrueshmërisë. Në momentin që siguria në vetvete fitohet me ndihmën e të tjerëve, atëherë është si me varësinë ndaj duhanit, të cilin nëse arrin ta lësh psikologjikisht, pjesa fizike bëhet më e lehtë.

 

“Femra është mbretëresha e botës, por skllavja e dëshirave”.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top