Marrëdhënie

January 14, 2020 | 8:18

Nga Valentina Telhaj / Të bëhesh nënë, një lidhje e veçantë

Diku dikur, lexova që njeriu ka vetëm tri etapa të rëndësishme në jetën e tij: lindja, martesa dhe vdekja. Të parën dhe të fundit, sigurisht që s’i kujtojmë dot, por kujtojmë të dytën, martesën, me njeriun që vendos të ndash gjithë jetën tënde.

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT  terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT
terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

Lumturia e një çifti kurorëzohet dhe shumëfishohet edhe më shumë kur ata vendosin të sjellin në jetë një fëmijë. Ky proces është gjëja më e bukur e më hyjnore që i ndodh një gruaje në tërësi. Të sjellit në jetë një fëmijë, është një përgjegjësi e madhe, është një lumturi, emocion, dashuri, frikë, ndonjëherë ankth, stres etj. Është një përzierje emocionesh e ndjesish të ndryshme. Shtatzënia është një periudhë e veçantë, që trajtohet me delikatesë si nga vetë vajza që do të bëhet nënë, si nga njerëzit që e rrethojnë (them vajzë, sepse ende nuk ka kaluar në statusin grua).

Lidhja dhe komunikimi mes fëmijës dhe nënës fillon që nga periudhat e hershme të shtatzënisë ose më saktë, që nga momenti kur kuptohet që femra është shtatzënë. Për të transmetuar dashurinë dhe përkushtimin ndaj fëmijës, nuk ka nevojë të presin deri në momentin kur (foshnja) lind. Që nga javët e para të shtatzënisë, foshnja është një qenie, një ekzistencë inteligjente dhe e ndjeshme, ku ai futet në raport real me prindërit e ardhshëm. Ky raport është shumë i ndjeshëm, që në të shumtën e rasteve është magjik. Me zhvillimin e shkencës, studimet e fundit kanë arritur të kuptojnë se foshnja që në javët e para të zhvillimit, është një qenie e ndjeshme dhe inteligjente, socializuese, e aftë psikologjikisht, dhe nga ana emocionale në gjendje të perceptojë, të transmetojë dhe të marrë ndjesi nga përkëdhelitë e nënës.

Dhe këtu futemi në kontakt me atë që e quajmë, atashim prindëror. Atashimi ndikon në zhvillimin social-emocional tek fëmijët. Fëmijët që kanë një lidhje të ngushtë me prindërit e tyre që në shtatzëni, janë më të mirë me kohën në këto fusha: siguri, vetëbesim, pavarësi dhe autonomi, aftësi për të menaxhuar impulset dhe ndjenjat, shoqëri afatgjata dhe marrëdhënie të suksesshme në të ardhmen, besim, intimitet dhe afeksion, empati, dhembshuri dhe ndërgjegje, sukses akademik në shkollë.

Vajza, përkëdheleni fëmijën tuaj që në javët e para të shtatzënisë, flisni me të, këndojini, shprehini butësi dhe dashuri pa limite, sepse përfitimet emocionale dhe sociale që do të keni më vonë, do jenë krenari, lumturi dhe qetësi, për të pasur fëmijë sa më të shëndetshëm psikologjikisht, por edhe fizikisht.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top